Kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj është i vetmi politikan që ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit drejt burgut të Fierit.
“Ka reaguar Erion Veliaj, thotë se e ka rrëmbyer policia”, e hap videon selfie kryetari i Partisë Mundësia, duke e kthyer në çështje transferimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga një burg në një tjetër.
“Pushteti i Edi Ramës po shkërmoqet, tani presim që Erion Veliaj të tregojë zullumet dhe Edi Rama të dalë para drejtësisë si Erion Veliaj” thotë në një video selfie Agron Shehaj.
Shehaj bën me dije se një vendim i tillë ndaj Veliajt është marrë pasi ai reagoi për protestat në Serbi duke mbështetur studentët atje e duke thënë se me këtë nënkuptonte studentët në Shqipëri. Eshtë i pari politikan që ka reaguar për Erion Veliajn, pas deklaratës së vetë këtij të fundit për një transferim të paligjshëm drejt burgut të Fierit.
