AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Aeroporti i Vlorës në arbitrazh / Shqiptarët rrezikojnë t’i paguajnë 720 milionë euro Pacollit

by Alb Times
05/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Aeroporti i Vlorës në arbitrazh / Shqiptarët rrezikojnë t’i paguajnë 720 milionë euro Pacollit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas paralajmërimit të biznesmenit Behgjet Pacolli se çështja e Aeroportit të Vlorës do të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar,natyrshëm lind pyetja se sa është ‘gjoba’ që kompania koncesionare mund të kërkojë si dëmshpërblim nga shteti shqiptar.

Mabco, kompania e lidhur me investitorin Behgjet Pacolli, ka deklaruar se është ekspozuar me mbi 320 milionë euro investime në projektin e Aeroportit të Vlorës, pa përfshirë fitimet e munguara që do të mund të gjeneroheshin nga aktiviteti i aeroportit.

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Pacolli ka deklaruar se do të kërkojë kompensim maksimal në arbitrazh, pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për nisjen e procedurave për shtetëzimin e aeroportit, pas konfliktit të krijuar mes aksionerëve të shoqërisë koncesionare.

“MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Kompania kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej vetëm pak para fazës së certifikimit të aeroporti”, shkruan ai ndër të tjera në reagimin e tij.

Një tjetër element që mund të ndikojë në vlerën e kërkesës së investitorit është plani financiar i koncesionit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Kapitali.al, gjatë periudhës 35-vjeçare të koncesionit, Aeroporti i Vlorës ishte parashikuar të gjeneronte rreth 720 milionë euro të ardhura.

Kjo shumë, së bashku me pretendimet për investimet e kryera dhe dëmet ekonomike të shkaktuara nga ndërprerja e kontratës, mund të jetë pjesë e argumentimit financiar që Mabco mund të paraqesë përpara një trupi arbitrazhi.

Megjithatë, shuma përfundimtare që Shqipëria mund të detyrohet të paguajë nuk është e përcaktuar dhe do të varet nga vlerësimi i arbitrazhit ndërkombëtar, provat e paraqitura nga palët, si dhe interpretimi i kontratës së koncesionit.

Në rast se arbitrazhi do të pranonte pjesërisht ose plotësisht pretendimet e investitorit, fatura do të paguhej nga buxheti i shtetit, duke e kthyer konfliktin për Aeroportin e Vlorës në një çështje me kosto potencialisht të lartë për taksapaguesit shqiptarë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.