• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Abdixhiku i mbijeton votëbesimit brenda partisë, rikonfirmohet kryetar i LDK-së

30/07/2026
in Botë
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit brenda partisë, rikonfirmohet kryetar i LDK-së

Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar këtë të enjte si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë.

Në punimet e Kuvendit morën pjesë rreth 330 delegatë, të cilët refuzuan kërkesën për largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë. 170 vota ishin për vazhdimin e tij, 152 kundër dhe pesë abstenime.

Kuvendi u thirr pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ku LDK-ja u rendit sërish forca e tretë politike në Kosovë. Delegatët që iniciuan mbledhjen argumentuan se Abdixhiku kishte dështuar në drejtimin e partisë, ndërsa vetë ai i akuzoi nismëtarët për sabotazh.

Abdixhiku drejton LDK-në që nga viti 2021, kur pas dorëheqjes së Isa Mustafës u zgjodh në krye të partisë.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, LDK-ja siguroi 18 për qind të votave, por mbeti forca e tretë politike. Në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit rezultati zbriti në 13 për qind. Edhe pse Abdixhiku ofroi dorëheqjen, delegatët e refuzuan atë dhe e konfirmuan në detyrë.

Ndërsa në zgjedhjet e 7 qershorit, LDK-ja mori 16.7 për qind të votave, rezultat që Abdixhiku e cilësoi si sukses. Megjithatë, degët e partisë në Pejë, Lipjan dhe Dega e Dytë në Prishtinë kërkuan largimin e tij. Pas refuzimit të kësaj kërkese, në fillim të korrikut nisi mbledhja e nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Mes figurave më të njohura të LDK-së që dolën hapur kundër Abdixhikut janë deputetët Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti. Pavarësisht përplasjeve të brendshme, Abdixhiku mbetet në krye të partisë, ndërsa LDK-ja pritet të zhvillojë Kuvendin e saj të rregullt gjatë vitit të ardhshëm.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!