• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

A po vendosin SHBA-të protektoratin e tyre në Hungari?!

11/11/2025
in Botë
A po vendosin SHBA-të protektoratin e tyre në Hungari?!

Pas Rusisë dhe Kinës, SHBA-të vendosin protektoratin e tyre në Hungari

Nga Eljanos Kasaj*

Takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Kryeministrit bismarkian hungarez Orbán Viktor dhe Presidentit konservator amerikan Donald Trump, solli dy rezultate fort të rëndësishme për vendin e vogël Evropiano-Central: SHBA-të e përjashtuan Hungarinë nga sanksionet energjetike ruse për një kohë të pacaktuar dhe dakortëzuan establishmentin e një “mburoje financiare” kundër çdo rreziku të mundshëm ndaj ekonomisë hungareze, duke e kthyer kështu Hungarinë de-facto në një protektorat amerikan kundër aparatit burokratik të Brukselit.

Këto pika, shënojnë fillimin e konstruktit të një politike proteksioniste hungareze(bazuar në eksperiencën ruse) dhe të aplikimit të politikës së re të jashtme amerikane, të lajmëruar më parë nga Zëvendës-Presidenti amerikan JD Vence gjatë një vizite në Romë, të të diskutuarit të mardhënive politiko-bilaterale në mënyrë të veçant midis vendeve të Bashkimit Evropian, duke refuzuar njohjen e Bashkimit Evropian si një organizëm politik që përfaqëson të gjitha vended e tij anëtare-një qëndrim politik ky i cili ka pasur edhe suportin e Budapestit, i cili sot zyrtarisht e ka kthyer kundërshtimin ndaj tendencave centralizuese të Brukselit, në një kauzë popullore sa dhe politike në Hungari.

Por, ku aktualisht ndryshojnë programi politik hunagrez nga ai brukselian dhe përse Kryeministri hungarez ka sot ka sot suportin jo vetëm nga Uashingtoni, por dhe nga Moska dhe Pekini?

Kryeministri Orbán Viktor përfaqëson sot një unikalitet politik në Bashkimin Evropian, si udhëheqës i një qeverie të krishterë, e cila promovon vlerat tradicionale-historike hungareze, ofron suport për familjet hungareze(sidomos në fushën e e çmimeve të energjisë, gazit, hidrokarbureve dhe shportës së ushqimeve), inkurajon natalitetin(duke ofruar shumë benefite për nënat e reja dhe fëmijët e porsalindur), ka ndaluar propagadën e LGBT-së dhe ka aplikuar politika mjaft strikte në lidhje me emigracionin e jashtëligjshëm, duke treguar zero tolerancë, gjë për të cilën sot Hungaria është e detyruar të paguajë 1 milion euro në ditë si gjobë buxhetit brukselian.

Ndërsa në politikën e jashtëme qeveria e Kyreministrit Orbán ka adaptuar një politikë titosite, e cila bazohet në neutralitetin, balancimin dhe diversifikimin e mardhënieve politiko-ekonomike midis fuqive të mëdha: Sheteve të Bashkuara, Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës, si dhe në angazhimin e Hungarisë në iniciativa ose partneritete gjeo-strategjike: Organizata e Vendeve Turkike, Grupi i Viśegrad-it dhe Iniciativës “Një Brez, Një Rrugë”.

Të gjithë këto pika duket se kanë krijuar bazamentet ku është ngritur dhe fideliteti dhe partneriteti reciprok midis Hungarisë dhe faktorëve ndërkombëtar: politikat e vlerave tradicionale dhe konservatore kanë gjetur mbështetjen e Kremlinit dhe Uashingtonit, politikat strikte kundër emigracionit të jashtëligjdhëm kanë pasur mbështetjen e Varshavës dhe Bratisllavës, bashkëpunimi ekonomik dhe kultural bazuar në lidhjet historike është mikëpritur në vended e Azisë Centrale, ndërsa krijimi i një atmosfere të përshatëshme për investimeve (duke respektuar sovranitetin kombëtar dhe mos-ndërhyrë në punët e brendëshme) duket se ka fituar respektin e Pekinit-duke e kthyer kështu Hungarinë në një “Jugosllavi të Shekullit XXI”, ky Lindja dhe Perëndimi takohen.

Rezultatet e kësaj politike sot janë impresionuese dhe të pamohueshme: sot falë furnizimeve të bollshme që vijnë prej Rusisë, Azerbajxhanit dhe Koracisë familjet, bizneset dhe industritë hungareze paguajnë për energjinë, gazin dhe hidrokarburet më lirë se çdo vend tjetër evropian; falë investimeve miliarda dollarëshe gjermane dhe kineze në fushën e automobilistikës, sot industria hungareze e automobilëve është një nga më modernet dhe të avancuarat në Bashkimin Evropian; ndërsa falë “mburojës financiare” amerikane Hungaria do të ketë mundësi financimi pothuajse të pakufizuara në dhe prej SHBA-së, me të cilat mund të zëvendësojë nga parata e humbura në gjobat groteske të Brukselit, dhe të ndihmojë në planet ose projektet e mëdha ekonomike hungareze me rëndësi strategjike kombëtare.

Ky partneritet hungarezo-amerikan shënon gjithashtu edhe hyrjen oficiale të SHBA-së në politikat e brendëshme të Bashkimit Evropian, duke kthyer nga një “aleat i ngushtë historik gjeo-strategjik”, në një faktor potencialisht më të rrezikshëm se Rusia ose Kina, midis të cilave vended e Bashkimit Evropian shumë shpejt do të detyrohen të bëjnë një zgjedhje.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!