AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

A ka pasur fletëthirrje në SPAK për ju ose Metën? Përgjigjet Monika Kryemadhi

by SHT Media
30/10/2023
in Politikë
6
0
A ka pasur fletëthirrje në SPAK për ju ose Metën? Përgjigjet Monika Kryemadhi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për mediat pas seancës plenare të kësaj të hëne. Ajo u pyet nga gazetarët nëse ka pasur fletëthirrje në SPAK për të ose kreun e PL-së, Ilir Meta.

Kryemadhi tha se ka pasur fletëthirrje nga SPAK për çështje që lidhen me inceneratorët dhe ironizoi duke thënë se pret që ta thërrasin edhe për operacionet plastike. Po ashtu ajo u shpreh se nuk është thirrur për çështjen e lobimit.

Pyetje: A ka pasur fletëthirrje në SPAK për ju ose zotin Meta?

Monika Kryemadhi: Unë fletëthirrje kam pasur shumë nga SPAK dhe këto kanë qenë të lidhura me inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit që kanë të bëjnë jo vetëm për ato denoncime dhe padi që kam ngritur unë. Nuk kam ndonjë problem edhe për çështjet e tjera. Edhe për operacionet plastike pres që të më thërrasë SPAK-u.

Pyetje: Jeni thirrur?

Monika Kryemadhi: Jo nuk jam thirrur për këtë gjë.

Pyetje: Po për çështjen e lobimit?

Monika Kryemadhi: Jo as për çështjen e lobimit.

Pyetje: Ju i druheni se SPAK-un mund të përdoret për t’ju goditur?

Monika Kryemadhi: SPAK-u normalisht, mënyra, metodologjia që është përdorur është që personat që janë me precedentë penalë bëjnë padi për njerëz të tjerë dhe OK, kanë për detyrë që t’i hetojnë dhe t’i çojnë deri në fund. Ajo që mendoj se është shumë e rëndësishme është kur procedurat dhe nuk mendoj që këtu është problem i SPAK-ut, këtu është problem i mosfunksionimit të shtetit. Po e them edhe një herë tjetër. Mua nuk më shqetëson SPAK-u. Çfarë është një prokuror? Një nëpunës. Kush ia paguan rrogën? Edi Rama. I thotë të heq gruan nga puna, të heq burrin nga puna, të bëj këtë, të bëj atë, të vë 10 polica nga mbrapa.

Pyetje: Juve thatë që keni dijeni për disa fletëthirrje në SPAK, për kryetarin tuaj të partisë keni dijeni? Ka ndonjë fletë thirrje në SPAK?

Monika Kryemadhi: Po, edhe mund të ketë, por çfarë problemi ka?

Pyetje: Për çfarë çështje?

Monika Kryemadhi: Po nuk e di, mund të ketë edhe 200 çështje. Këtu çështja është…

Pyetje: Që të sqarojmë fake news.

Pyetje: Ju për cilat keni dijeni se ka pasur disa lajme që kanë qarkulluar?

Monika Kryemadhi: Për ne fletëthirrje nuk ka, por fletëthirrje në SPAK mund të kenë edhe për dashnorët apo dashnoret e gazetarëve. Kështu që mos u shqetësoni që mund të japim llogari dhe për këto gjëra.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

13/11/2026

Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

13/11/2026

Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

13/11/2026

Zbulohet celular në burgun e Shkodrës pas kontrolleve në qeli, edhe AMP nis hetimet për zbulimin e autorit!

13/11/2026

Fantazma e kandidatëve të protestës

13/11/2026

Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Vendimi mbetet i pandryshuar! Viti dhe data caktohen nga vendet e Aleancës!

13/11/2026

“Shumë pranë finishit të anëtarësimit”- BE vlerëson sërish Shqipërinë dhe Malin e Zi, Kallas: Procesi i zgjerimit është i rëndësishëm, duhet të vijojë!

13/11/2026

Berisha, nga sheshi te kutia e votimit: Mësuesit në mes

13/11/2026

“Kemi një agresor dhe një viktimë”- Kallas: Europa të mos bjerë në kurthet e Rusisë në negociatat për Ukrainën!

13/11/2026

“Pse duhet të kem frikë?”- Sekretari Amerikan i Thesarit, Bessent: Nuk frikësohem nga kërcënimet me vdekje që vijnë nga Irani!

13/11/2026

“Llogaria juaj bankare është bllokuar”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet në emër të BSH: Mos e klikoni linkun, ja se si të mbroheni

13/11/2026

13 Nëntor 2026, sot duhej të ishte fundi i Botës! Ja historia që fshihet pas profecisë 66-vjeçare

13/11/2026

Presidentja Justina Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës!

13/11/2026

Kërkohej për trafik droge dhe pastrim parash në Zvicër, shqiptari arrestohet në Kakavijë duke hyrë në atdhe!

13/11/2026

Shpërthim i fuqishëm në Moskë, plagoset rëndë ish-zëdhënësi i kryeministrit ukrainas pro-rus pas hedhjes në erë të makinës!

13/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!
  • Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.