AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

by Alb Times
02/11/2026
in Botë
6
0
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA pritet të kthehen në një test të rëndësishëm politik për presidentin Donald Trump dhe Partinë Republikane, ndërsa në garë është kontrolli i Kongresit Amerikan.

Deri më tani, 54 milionë qytetarë kanë votuar paraprakisht ose përmes postës, rreth 7 milionë më shumë se në zgjedhjet e ngjashme të vitit 2022. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat amerikane, demokratët duket se kanë mobilizuar më shumë votues, me 10.7 milionë vota të hedhura deri tani, kundrejt 7.8 milionë të republikanëve. Në këto zgjedhje vendosen të 435 mandatet e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 nga 100 vendet në Senat dhe postet e guvernatorëve në 36 shtete, ndërsa demokratët shpresojnë të rimarrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit.

Zgjedhjet zhvillohen në një klimë të vështirë për Trumpin, popullariteti i të cilit vlerësohet mesatarisht në 38 për qind, mes shqetësimeve për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, luftës me Iranin dhe akuzave për korrupsion në administratë. Rezultati do të shihet si një referendum për drejtimin politik të presidentit, i cili ka kërkuar vazhdimisht nga amerikanët të votojnë sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit.

Një fitore e demokratëve do t’i kufizonte ndjeshëm mundësitë e Trumpit për të zbatuar agjendën e tij gjatë dy viteve të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa një rezultat i mirë për republikanët do t’i jepte presidentit më shumë ndikim brenda partisë dhe në përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratëve u duhen vetëm tre mandate për të siguruar shumicën, por synimi i tyre është të fitojnë edhe në disa zona ku Trump doli fitues me diferencë të konsiderueshme në vitin 2024. Nëse marrin kontrollin e kësaj dhome, demokratët kanë paralajmëruar hetime ndaj Trumpit dhe administratës së tij, përfshirë pasurinë e krijuar gjatë mandatit, riorganizimin e qeverisë federale dhe trajtimin e kundërshtarëve politikë.

Megjithatë, ruajtja e një shumice të brishtë mund të jetë sfidë edhe për vetë demokratët, pasi një grup deputetësh të krahut të majtë nuk kanë garantuar mbështetjen për Hakeem Jeffries si kryetar të ardhshëm të Dhomës së Përfaqësuesve.

Më e ndërlikuar paraqitet gara për Senatin, ku republikanët aktualisht kanë 53 vende kundrejt 47 të demokratëve. Këta të fundit duhet të fitojnë katër mandate për të marrë kontrollin, por gara është bërë më e fortë në shtete si Maine, Karolina e Veriut, Ohio, Teksasi, Alaska, Ioua dhe Kansas. Një shumicë demokrate në Senat do t’i jepte opozitës mundësinë të hapte hetime më të gjera ndaj presidentit dhe familjes së tij, si dhe të vështirësonte miratimin e emërimeve të rëndësishme në administratë dhe në Gjykatën e Lartë. Demokratët kanë lënë të hapur edhe mundësinë e nisjes së një procesi të ri shkarkimi ndaj Trumpit, megjithëse për dënimin e tij do të nevojitej një shumicë prej dy të tretash në Senat.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me reagimin e Trumpit në rast të humbjes së republikanëve. Demokratët kanë paralajmëruar se presidenti mund të kundërshtojë legjitimitetin e rezultatit, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën. Në Alaskë, ai kishte kërkuar paraprakisht ndërhyrjen e Departamentit të Drejtësisë për të penguar certifikimin e rezultateve në rast se senatori republikan humbiste me një diferencë të caktuar votash, por një gjykatës e rrëzoi çështjen.

Edhe nëse demokratët arrijnë një fitore të thellë, procesi mund të shoqërohet me javë të tëra kontestimesh dhe betejash ligjore.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

02/11/2026

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

02/11/2026

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

02/11/2026

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

02/11/2026

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

02/11/2026

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

02/11/2026

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

02/11/2026

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

02/11/2026

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

02/11/2026

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

02/11/2026

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

02/11/2026

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

02/11/2026

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

02/11/2026

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

02/11/2026

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion
  • “Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.