AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

by Alb Times
14/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Thirrjes së kryetarit socialist, Edi Ramës për dorëzimin e një drafti për marrëveshjen e re për Shqipërinë, deputetja Elisa Spiropali i është përgjigjur me dorëzimin e një mocioni në Asamblenë e PS. Në një deklaratë për gazetarët, ajo thotë se dokumenti është i hapur dhe kërkon të adresojë kërkesat dhe problematikat e shqiptarëve përmes energjisë së PS.

Një nga pikat e marrëveshjes së re të Spiropalit për Shqipërinë parashikon një drejtësi e pavarur dhe luftë kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit. “Lufta kundër korrupsionit, abuzimit dhe pandëshkueshmërisë nuk është më vetëm një proces penal. Është themeli moral mbi të cilin ndërtohet besimi te shteti. Drejtësia duhet të jetë e lirë të hetojë këdo dhe politika duhet të mësojë të jetojë me këtë normalitet. Korrupsioni nuk luftohet vetëm në prokurori dhe në sallën e gjyqit, por duhet të lidhet pazgjidhshmërisht me përgjegjësinë politike për qeverisje të mirë“, thuhet në dokument.

Si propozuese e marrëveshjes, Spiropali duhet të japë shembullin e para për zbatimin e kësaj pike. Për shembull të sqarojë fillimisht oponionin publik se si qëndron e vërteta e një vile me vlerë qindra mijëra euro, kamufluar në emrin e prindërve të zonjë Spiropali. Vila ndodhet në zonën e Teg-ut dhe nuk relflektohet në asnjë nga deklaratat pasuria që Spiropali ka dorëzuar në ILDKPKI. Si është përfituar kjo vilë? Cili është burimi i parave? A është banuar nga Spiropali? Këto dhe shumë pyetje të tjera shumë shpejt mund t’i shtrojë SPAK-u.

Para dhe prona publike

Një rrjet kompanish në dukje të pavarura nga njëra-tjetra tregojnë gjurmët e duarve të deputetes socialiste Elisa Spiropali në paratë dhe pronat publike. Përfitimet dhe lulëzimi i këtyre kompanive përkon me ngjitjen e zonjës Spiropali në shkallët e pushtetit të Partisë Socialiste, me mbështetjen e Edi Ramës, nga vitit 2013 kur e emëroi drejtoreshë të Doganave deri disa javë më parë kur e shkarkoi si ministre të Jashtme. Një prej këtyre linjave interesi kamuflohet me kompaninë Solomon Construction, themeluar nga vëllai i Spiropalit, Enkli Spiropali, sot në pronësi të kunatë së saj Blerina Totaj, duke përfituar qindra mijëra euro para publike dhe 19 hektarë tokë publikepër 90 vjet.

Evidenca dhe lidhje

Në shtator të vitit 2022, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj, themelon kompaninë S T Consulting, ndryshuar emrin në SALT, me objekt shit-blerje pronash një fushë që në raportet e SPAK-ut konsiderohet si më kryesorja për pastrimin e parave. Krahas biznesit privat, Totaj rezulton njëkohësisjt edhe anëtar i Këshillit Drejtues të DPSHTRR me pagë rreth 9 mijë euro vit.

(Më herët, Totaj ka qenë drejtor i Ujësjellësit të Fierit, ku i ka dhënë tendera kunatit (vëllait të Spiropalit), por rezulton edhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të kompanisë shtetërore të gazit Albgaz si dhe drejtor i Shërbimeve Mbështetëse në Operatorin e Sistemit të Transmetimit OST). Ndërkaq, në vitin 2023, bashkëshorti i zonjës Spiropali deklaron rreth 40 mijë euro të ardhura nga aktiviteti i kompanisë SALT shpk.

Në gusht të vitit 2013, disa muaj pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali themeloi në Fier kompaninë Solomon Construction, me objekt import-eksport e tregtimin me shumicë e pakice të artikujve të ndryshem industriale. Në prill 2015, Enkli Spiropali ia shet kompaninë Marjus Memushajt, i cili është kushëriri i Salarjon Totajt.

Gjatë kohës kur kompania ishte në pronësi të vëllait të Spiropalit dhe pas kalimit formal në emrin e Marjus Memushajt, rezulton ka përfituar para publike nga Ujësjellësi i Fierit kur drejtohej nga Salarjon Totaj. Në 27 mars 2014, bashkëshorti në atë kohë jo zyrtar i Spiropalit Salarjon Totaj i jep një tender me vlerë 66 mijë euro vëllait të Spiropalit Enkli Spiropali. 

Në një reagim në Facebook, në shkurt të vitit 2019, zonja Spiropali tha se vëllai i saj nuk kishte përfituar fonde publike, duke mohuar evidencat dhe faktet që tregonin përfitimin në konflikt interesi, madje në formë korruptive. Nga vitit 2014 deri në 2016, bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë 350 mijë euro tendera kompanisë së vëllait të Spiropalit.

Në maj të vitit 2024, vëllai i Spiropalit, Enkli Spiropali vendos t’i futet një tjetër biznese. Ai themelon kompaninë e taksive Blest Taxi bashkë me Klodjan Kalldani me kapital 100 mijë lekë. Administrator të kompanisë fillimisht caktojnë Besmir Metanin, i dyshuar si i përfshirë në biznesin kriminal të mashtrimit përmes call centrave. Spiropali dhe Kalldani e nisën biznesin me një flotë prej 5 taksish.

Ndërkaq, kompania Solomon Construction e themeluar nga vëllai i Spiropalit do të përfundonte në duart ekunatës së saj, Blerina Totaj. Në tetor 2021, Marjus Memushaj e shet kompaninë Solomon tek kompania Fortes Construction për 120 mijë euro. Duket si një shitje reale, por faktet tregojnë se bashkëshorti i Spiropalit po kalon kompaninë nga njëra dorë e besuar në tjetrën.

Kompania e projektimit dhe e ndërtimit Fortes Construction, e cila bleu kompaninë Solomon, është një tjetër linjë biznesi e bashkëshorit të Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj. Kompania e themeluar në vitin 2015, me zyra te Shopping
Center në Tiranë, është në emrin e dy kunatave të Elisa Spiropalit, Blerina dhe Luranda Totaj.

Kompania, e cila operon më shumë si nënkontraktore e firmave që përfitojnë para dhe koncensione publike, qarkullon çdo vit qindra mijëra euro. Blerina Totaj rezulton nyja e interesave të kamufluara të çiftit Elisa Spiropali dhe Salarjon Totaj. Përmes saj, çifit kontrollon kompaninë e ndërtimit Fortes Construction si dhe kompaninë import-eksport të artikujve të ndryshem industriale Solomon Construction.

Përmes kompanisë “Solomon Construction”, Totajt kanë siguruar edhe një kontratë qiraje 90-vjeçare me Ministrinë e Bujqësisë për kultivim ullinjsh në sipërfaqe 19 hektarë në pronësi të shtetit në Patos. Dokumentat e Ministrisë së Bujqësisë thonë se “Solomon Construction” e ka marrë këtë sipërfaqe toke me qira për 90 vjet, me vlerë 465 mijë lekë të reja në vit ose rreth 40 mijë lekë të reja në muaj. Qëllimi i kontratës së qirasë është “kultivimi, prodhimi dhe tregtimi i ullirit për vaj dhe tavolinë”.

Krahas pronës publike, kompania Solomon Construction vijon të përfitojë edhe para publike, ndonëse në vlera modeste.

BIOFOOD’S është një tjetër kompani në pronësi të vjehrrit të Elisa Spiropalit, Luan Totaj. Kompania me objekt import eksport, tregtim me shumicë e pakicë brenda dhe jashtë vendit të fruta – perimeve, mallrave ushqimorë dhe idustrialë, ndodhet në Frakull e Madhe, Kilometri 2, Autostrada Levan – Tepelenë, një ambient që kushton dhjetëra mijëra euro.

Tre vjet pas themelimit, Luan Totaj ia ka shitur kompaninë shtetasit Beqir Ahmeti për 20 mijë euro. Interesat kryesore financiare të çiftit Totaj-Spiropali dyshohet se lidhen me studion e projektimit, supervizionit dhe kolaudimit ARKONSTUDIO. E themeluar vetëm një vit pas ardhjes së PS-së në pushtet, kompania ka përfituar dhjetëra milionë euro para publike, duke krijuar disa linja klintelizimit dhe me hije korrupsioni me institucione të pushtetit vendor dhe qendror.

Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, kompania ARKONSTUDIO ka përfituar e vetme rreth 49 milionë euro para publike nga buxheti i shtetit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vetëm dy muaj në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtori largohet nga detyra, ja kush e zëvendëson!

12/10/2026

Komisioni Europian: Vazhdojmë përpara me zgjerimin e BE me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi!

12/10/2026

“Shërbimi ndaj qytetarëve, thelbësor”- Kreu i Gjykatës së Lartë pret ambasadoren e Holandës: Në fokus bashkëpunimi në drejtësi!

12/10/2026

Kishte humbur burrin dhe dy nga djemtë, 82-vjeçarja gjendet e pajetë në rezervuarin e Bilishtit! Detajet e para, dyshohet se u mbyt, jetonte me…

12/10/2026

“Mbretëresha ime…”- Vajza e Eli Farës mesazh publik të ëmës pas videove intime në rrjetet sociale: Mbaje kokën lart dhe kurorën drejt!

12/10/2026

EMRI/ U kap me mbi 38 kg kokainë në makinë, Franca dënon violinistin shqiptar! Ja sa vite burg do vuajë

12/10/2026

“Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territoriale: S’ka pasur presion dhe as ultimatume, koha…

12/10/2026

Ndodh në Elbasan: Maskohen si policë dhe grabisin banesën, ‘braktisin’ makinat gjatë arratisjes!

12/10/2026

Gjykata e Fierit liron vrasësin e tre personave: Ka kaluar afati i parashkrimit të…

12/10/2026

78 gjoba për këmbësorët në Tiranë brenda 24 orëve, policia shton kontrollet

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

12/10/2026

“Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

12/10/2026

Atentati me tritol ndaj “Çilo Hundërrit” në Gjirokastër, merren në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit! Ende asnjë i arrestuar

12/10/2026

Shtyhet përsëri gjyqi për dosjen “Partizani”, caktohet data për seancën e radhës ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve!

12/10/2026

Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi pas ekstradimit nga SHBA! I kërkon Gjykatës që…

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vetëm dy muaj në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtori largohet nga detyra, ja kush e zëvendëson!
  • Komisioni Europian: Vazhdojmë përpara me zgjerimin e BE me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.