AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Erdogan e cilëson “budallallëk” progresraportin e BE: Turqia nuk ka ambicie për territoret e fqinjëve

by SHT Media
05/11/2025
in Botë
6
0
Erdogan e cilëson “budallallëk” progresraportin e BE: Turqia nuk ka ambicie për territoret e fqinjëve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, gjatë takimit javor të grupit parlamentar të AKP-së, ka kritikuar progresraportin e Komisionit Europian pë Turqinë, duke e cilësuar si “budallallëk”. 

Duke u ndalur në veçanti tek pjesa ku Ankaraja kritikohet për qëndrimet ndaj fqinjëve, referuar Greqisë dhe Qipros, Erdogan tha se Turqia i respekton të drejtat sovrane të të gjitha vendeve mike, veçanërisht të fqinjëve. 

Sipas Erdogan Turqia nuk kërkon të zgjerojë sovranitetin e saj në vende të tjera dhe nuk ka ambicie për territoret apo burimet natyrore të shteteve të tjera. Duke iu referuar marrëdhënieve të Ankarasë me fqinjët e saj, Erdogan theksoi rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me vendimet e fundit të parlamentit turk për të zgjeruar misionet ushtarake në Siri dhe Irak. 

“Ne nuk kërkojmë territorin, sovranitetin, burimet nëntokësore dhe sipërfaqësore të një vendi tjetër në asnjë rrethanë. Ne respektojmë të drejtat sovrane të të gjitha vendeve mike, veçanërisht fqinjëve tanë. Forcat turke kanë qenë garantuese të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në të gjitha rajonet ku janë vendosur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Erdogan. 

Duke vazhduar, ai theksoi se forcat e armatosura turke do të vazhdojnë të mbrojnë paqen dhe vëllazërinë në të gjitha rajonet ku ndodhen. 

“Flamuri turk do të vazhdojë të frymëzojë besim tek miqtë e tij në çdo rajon që valëvitet. Askush nuk duhet ta dyshojë këtë. Të gjithë vëllezërit tanë, qofshin arabë, kurdë, sunitë apo shiitë, janë të vetëdijshëm për këtë realitet historik. Në vend që të kundërshtojnë praninë e trupave turke në territorin e tyre, ata janë të lumtur për këtë”, tha presidenti turk. 

Raporti i BE-së për Turqinë 

Kujtohet se Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit të progresit për Turqinë, regjistroi shqetësime serioze në lidhje me progresin e vendit në aspektin e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut, ndërsa Turqia përgjigjet me zemërim, duke i karakterizuar përfundimet evropiane si të pabaza dhe të anshme. 

Pavarësisht marrëdhënieve të rëndësishme ekonomike dhe përpjekjeve për të bashkëpunuar në Mesdheun Lindor, negociatat e pranimit të Turqisë mbeten të bllokuara. 

Në veçanti, raporti i progresit theksoi “pengesat shqetësuese” të Turqisë në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore, me referencë të veçantë ndaj shtypjes së vazhdueshme të kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve, si dhe akuzave të ngritura kundër zyrtarëve të zgjedhur dhe figurave të opozitës. 

BE-ja denoncoi përkeqësimin e vazhdueshëm të demokracisë dhe tërheqjen nga vlerat thelbësore të Unionit, të cilat janë një pjesë integrale e marrëdhënieve me Turqinë. 

Raporti i BE-së pranoi përmirësimin në marrëdhëniet Greqi-Turqi dhe zhvillimet pozitive në komunikim dhe dialog midis dy vendeve, pas “Deklaratës së Athinës” të dhjetorit 2023. Megjithatë, raporti nënvizoi se mosmarrëveshja e vazhdueshme mbi shelfin kontinental dhe zonat detare mbetet një pengesë e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe. 

Veçanërisht, siç vunë në dukje autorët e raportit, Turqia vazhdon të sfidojë të drejtat sovrane të Greqisë, duke ngritur kundërshtime ndaj krijimit të parqeve detare nga Greqia. Raporti gjithashtu iu referua shkeljeve të vazhdueshme të hapësirës ajrore dhe ujërave territoriale greke, duke vënë në dukje incidente në rritje krahasuar me vitet e kaluara. 

Përfshirja e doktrinës “Atdheu Blu” në tekstet shkollore turke është gjithashtu një “shkak për shqetësim” sipas BE-së. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

31/10/2026

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

31/10/2026

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

31/10/2026

Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

31/10/2026

Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

31/10/2026

Protestat në Francë, ndalohen tubimet në qendër të Parisit, rikthehen oraret policore nga frika e përshkallëzimit!

31/10/2026

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

31/10/2026

Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

31/10/2026

Rama bën sërish thirrje për dialog disa orë para protestës, lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

31/10/2026

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

31/10/2026

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

31/10/2026

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

30/10/2026

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

30/10/2026

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

30/10/2026

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’
  • EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.