AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Kush është bashkëshortja e kryebashkiakut të ri të New York-ut, Zonja e Parë që flet përmes artit të saj

by SHT Media
05/11/2025
in Botë
6
0
Kush është bashkëshortja e kryebashkiakut të ri të New York-ut, Zonja e Parë që flet përmes artit të saj
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk ekziston askush tjetër që do të doja pranë vetes tani, apo në ndonjë moment tjetër”, tha Zohran Mamdani, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut, në fjalimin e fitores.

Rama Duwaji, zonja e parë e re e New York-ut, është 28 vjeç dhe ilustratore me origjinë siriane, e lindur në Houston, Texas, e zhvendosur në Dubai me familjen në moshën 7-vjeçare dhe më pas u kthye në SHBA për të përfunduar studimet universitare.

Në fund të fjalimit të Mamdani-t, ajo u ngjit në skenë bashkë me prindërit e bashkëshortit, të cilët janë regjisorja e njohur indiane Mira Nair dhe akademiku i Universitetit Columbia Mahmood Mamdani. Më pas të gjithë dolën nga skena sëbashku.

Nëse Zohran Mamdani përfaqëson një kryetar bashkie të brezit të ashtuquajtur “millennial”, Rama Duwaji është zonja e parë e parë e brezit “Z“.

Ata u njohën në aplikacionin “Hinge” në vitin 2021. Takimi i parë i tyre ishte në Qahwah House, një kafene jemenite në Brooklyn, e më pas dolën për një shëtitje në park. Në atë kohë, ajo nuk e dinte që Mamdani ishte anëtar i Asamblesë së Shtetit të New York-ut. Mamdani nisi fushatën për kryetar bashkie pak pas shpalljes së fejesës së tyre në “Instagram”. Ata festuan me familjen në Dubai dhe u martuan në gjykatë në Manhattan në shkurt të vitit 2025. Një mike fotografe realizoi fotot që u bënë virale të çiftit në metro, duke shkuar drejt bashkisë nga apartamenti i tyre në Astoria, Queens. Ajo kishte flokë të shkurtër, një fustan të bardhë dhe çizme të zeza deri në gjunjë.

Që në fillim ishte e qartë se Duwaji nuk do të luante rolin tradicional të zonjës së parë. Ajo nuk u shfaq në tubimet e shumta të bashkëshortit, por ishte pranë tij natën e fitores në primare kur ai i kapi dorën dhe e puthi para turmës, si edhe dje kur votuan dorë për dore pranë apartamentit të tyre në Astoria dhe më pas në fund të fushatës në skenën e Paramount Theatre në Brooklyn.

Rama Duwaji nuk ka dhënë intervista televizive pranë tij, as ka pozuar për kopertina revistash. Megjithatë, ilustrimet e saj janë botuar më parë në revista si Vogue dhe New Yorker. Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ndan frymëzimet mujore për krijimin e artit dhe publikon ilustrimet e saj, që shpesh paraqesin gra nga Lindja e Mesme ose tregime që pasqyrojnë dramën e palestinezëve. Një animacion i realizuar në maj, për shembull, paraqet një vajzë palestineze që mban një tenxhere bosh me fjalët: “Nuk është krizë ushqimore”, e ndjekur nga një vizatim tjetër ku shumë njerëz mbajnë enë bosh me mbishkrimin: “Po i lënë të vdesin nga uria qëllimisht”.

Duwaji nuk ka hezituar të flasë përmes artit të saj për këto tema gjatë muajve të fushatës: postimet e saj pro-palestineze janë në përputhje të plotë me kritikat që bashkëshorti i saj ka bërë ndaj qeverisë së Izraelit, gjë që i ka kushtuar një pjesë të votës hebraike në New York. Në një intervistë që dha në prill për revistën Yung, që fokusohet në artin nga Lindja e Mesme dhe Afrika, Duwaji tha: “Shumë njerëz kanë heshtur nga frika, dhe gjithçka që mund të bëj është të përdor zërin tim për të folur për atë që po ndodh në SHBA, në Palestinë, në Siri”. “Ajo është princesha jonë Diana”, tha një mik i çiftit, Hasnain Bhatti, për New York Times.

Mamdani është shfaqur rrallë në postimet e bashkëshortes: në postimet që ajo bëri në “Instagram story” ditën e votimit, Duwaji ndau një selfie vetëm me letrën “Kam votuar”; pas primareve publikoi një foto ku shfaqeshin të dy dhe e shoqëronte me mbishkrimin: “Nuk mund të isha më krenare”.

Megjithatë, Duwaji ka dhënë shumë këshilla pas skene: posteri ikonë i bashkëshortit u koordinua me të. Fonti të kujton shkrimet e verdha të dyqaneve të vjetra në New York, ngjyrat janë e verdha e Metrocard, bluja e Mets (skuadra e bejsbollit në Queens) dhe e kuqja e kamionit të zjarrfikësve. Ajo e ka shoqëruar Mamdani-n në ngjarjet më të rëndësishme, pa u ekspozuar: ishte në publik në tubimin e fundit në stadiumin Forrest Hills në Queens, një javë para votimit.

Para martesës, dy të rinjtë diskutuan se si gara e Mamdani-t për kryetar bashkie mund të ndikonte në jetën e saj. “Rama nuk është vetëm bashkëshortja ime, është një artiste e jashtëzakonshme që meriton të njihet për atë që bën”, u përgjigj kandidati ndaj kritikave të New York Post për ceremoninë e fejesës të cilësuar si “luksoze” dhe “e kushtueshme” në Dubai. “Mund të kritikoni idetë e mia, por jo familjen time”.

Një ditë, ndërsa fliste për kujdesin ndaj fëmijëve për qytetarët e New York-ut, iu bë pyetja nëse planifikon të ketë fëmijë së shpejti. “Më duket sikur po flas me nënën time”, u përgjigj Mamdani, 34 vjeç. /Corriere Della Sera

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

31/10/2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

31/10/2026

Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

31/10/2026

Lista studentore e Serbisë, mungesë entuziazmi për rrugëtimin në Bashkimin Europian

31/10/2026

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

31/10/2026

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

31/10/2026

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

31/10/2026

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

31/10/2026

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

31/10/2026

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

31/10/2026

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

31/10/2026

Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

31/10/2026

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

31/10/2026

Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

31/10/2026

Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.