• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nuk ofronte shërbime në spitalin publik për përfitime në privat, procedohet mjeku në Fier

04/11/2025
in Kronikë
Nuk ofronte shërbime në spitalin publik për përfitime në privat, procedohet mjeku në Fier

Prokuroria e Fierit ka proceduar penalisht mjekun imazherist Gëzim Taullaj me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Hetimet zbuluan se mjeku largohej gjatë orarit zyrtar nga spitali publik për të ofruar shërbime me pagesë në dy spitale private.

Gjatë hetimeve disa mujore me metoda speciale, Prokuroria dokumentoi dy episode korrupsioni në datat 29 dhe 31 tetor 2025.

Mjeku u arrestua në flagrancë me 27,800 lekë të përfituara nga pacientë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu sekuestruan 39,155 euro, 1.857.000 lekë, 2,370 paund, 75 dollarë dhe 10 franga.

Gjykata e Fierit vlerësoi arrestimin si të ligjshëm dhe caktoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në shtëpi”

Njoftimi i Prokurorisë Fier

Nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime monetare në spitale private, Prokuroria Fier procedon mjekun për 2 vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr. 929, datë 01.07.2025, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 248 dhe 259 i K. PenPenal. Ky procedim u regjistrua mbështetur në informacionet paraprake se, shtetasi G.T, i cili ushtronte detyrën si mjek imazherist pranë Spitalit Rajonal Fier, ishte përfshirë në veprimtari korruptive, me pacient që marrin shërbimin pranë këtij spitali.

Po kështu, dyshohej se gjatë orarit të punës, teksa ai duhet të shërbente pranë spitalit publik, largohet nga vendi i punës gjatë orarit të punës, duke mos ofruar shërbimet mjekësore pranë spitalit Publik. Gjatë orarit të punës mjeku ofron shërbime pranë spitalit privat “A” dhe klinikës private “I M”, të cilët ndodhen në afërsi të spitalit.

Pas regjistrimit të procedimit penal, në dinamikë të veprimeve proaktive-hetimore, është autorizuar kryerja e vëzhgimeve në vende publike si dhe kryerja e veprimeve simuluese me qëllim evidentimin e faktit penal objekt hetimi. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore të vëzhgimit dhe kryerjes së veprimeve simuluese është arritur të dokumentohet veprimtaria korruptive dhe janë konstatuar elemente të veprës penale “shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 259 pg.1 i Kodit Penal. Veprimet korruptive në formën e marrjes së një përftimi të parregullt janë dokumentuar mbi bazën e veprimeve simuluese të autorizuar nga prokuroria në dy episode. Konkretisht atë të datës 29.10.2025 dhe datës 31.10.2025. Po kështu, veprimtaria e tij në mospërmbushje të rregullt të detyrës është dokumentuar nga raportet e vëzhgimit dhe veprimet e tjera simuluese të dokumentuar në procesverbalet dhe raportet e vëzhgimit.

Pas këtyre veprimeve hetimore disa mujore me medota speciale të hetimit dhe dokumentimit të episodeve të marrjes së vlerave monetare në formën e përfitimit të parregullt është bërë kapja flagrancë personin nën hetim G. T. Këtij shtetasi i është kryer kontroll personal dhe i banesës, ku gjatë kontrollit personal janë gjetur dhe kartëmonedhat të cilat ishin dhënë gjatë kryerjes se veprimit simulues të autorizuar nga Prokuroria. Shumat monetare që ju gjetën gjatë kontrollit personal të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës ishin në vlerën 27.800 lekë (njëzet e shtatë mijë e tetëqind).

Me tej, ndaj shtetasit nën hetim G.T, në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll i banesës. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur vlera të konsiderueshme monetare në valutë dhe lekë. Më konkretisht janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës:

– 39,155 euro;

– 1,857.000 lekë,;

– 2370 Paud;

– 75 dollarë; dhe

– 10 franga.

Nga ana e Prokurorisë pas arrestimit të këtij shtetasi si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 248 dhe 259 pg.1, i K. Penal, u kërkua caktimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin e datës 03.11.2025 vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimit i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!