AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“I jashtëzakonshëm”, Andoni kujton takimin e Nanos me Millosheviçin dhe kushtin që i vendosi

by SHT Media
01/11/2025
in Politikë
6
0
“I jashtëzakonshëm”, Andoni kujton takimin e Nanos me Millosheviçin dhe kushtin që i vendosi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Ben Andoni në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN e ka kujtuar ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano përmes takimit të tij me Sllobodan Millosheviçin, në vitin 1997.

Andoni e cilësoi këtë takim si të jashtëzakonshëm, për vetën kohën e vështirë që po kalonte Shqipëria, e cila ndër të tjera duhej të trajtonte edhe krizën e luftës në Kosovë.

Sipas analistit, edhe pse e dinte që do të gjykohej dhe përflitej gjatë për këtë takim, Nano tregoi se karakteri dhe logjika e tij ia lejonte një lëvizje të tillë diplomatike.

“Në mendimin tim është shumë e rëndësishme për ta theksuar pak ajo që ndodhi për luftën e Kosovës. Takimi me Millosheviçin nga ana e zotit Nano është theksuar që në qoftë se nuk do flitej për Kosovën nuk kishin çfarë të flisnin. Ndërkohë që Millosheviçi krejt kishte shkuar jo vetëm për t’i bërë make-up asaj që po ndodhte, kini parasysh kishte kaluar Dejtonin. Dhe ky njeri që të gjithë e dinin çfarë po bënte dhe po i afrohej Kosovës, po takonte për herë të parë kryeministrin shqiptar. Kjo ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme. Dhe një vit më vonë zoti Nano… Nuk i krijoi një gjë të madhe këtu sepse zoti Nano për shkak të karakterit të tij, për shkak të liberalizmit të tij, për shkak të logjikës të tij mund të takonte këdo dhe këtë e bëri”, rrëfeu Ben Andoni në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN.

Ai shtoi më tej se Fatos Nano bëri edhe një akt më të jashtëzakonshëm pas takimit me Millosheviçin, ku bëri thirrje për bombardimin e Republikës Jugosllave nga NATO.

“Por zoti Nano mban një qëndrim të jashtëzakonshëm në një intervistë mbas një viti për një organ të huaj ku ka qenë nga të parët që ka thënë në qoftë se nuk bombardohet nuk mund të vazhdohet kështu sepse po afrohet lufta, po afrohet në gati në territorin tonë dhe preket dhe Maqedonia. Maqedonia ishte i vetmi vend i ish-republikës që ishte ndarë në paqe me Ish-Jugosllavinë dhe madje dhe Greqinë dhe këto janë ato momentet që këtë e pikasën ashtu. Por Shqipëria në ato vite ka qenë në kushte të jashtëzakonshme”, theksoi Andoni në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN.

Më tej analisti zbuloi se njerëz në rrethin e ngushtë të Nanos i kanë rrëfyer se ai kurrë nuk deshi të bëhej kryeministër, por u gjend në vendin e duhur pas rënies së regjimit. Për Andonin, Nano dallon tej mase nga Edi Rama dhe Sali Berisha sa i përket raportit që ai donte të kishte me pushtetin.

“Nga njerëzit të cilët kanë qenë atje edhe ata sot janë të vdekur, kam dëgjuar që zoti Nano nuk ka dashur të jetë kryeministër. Karakteri i tij jashtëzakonisht hedonist pa pasur synime karrieriste teje të larta për shembull siç i ka zoti Berisha, siç i ka zoti Rama të theksuara, nuk qëndronin tek ai. I mjaftonin gjëra të veçanta dhe janë disa tipare antropologjike që ti e shpërndan forcën psikologjike sociale në gjëra të tjera. Për zoti Nanon, kryeministri i parë, të themi, mandati i parë ka qenë një lloj detyrimi për ta bërë. Kuptoi ndoshta instinktet e tij. Kishte instinkte të jashtëzakonshme në mendimin tim, që ishte në vendin e duhur dhe këtu kishe plotësuar një gjë të madhe. Të jesh kryeministër i një vendi, ndërkohë që ke qenë një nënpunës i nivelit të dytë ose nivelit të tretë dhe katapultohesh kryeministër nuk është e vogël. Fati qëlloi në vitin ‘92 që ishte ai që ishte”, zbuloi Andoni.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.