• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Kërkesa për shkarkimin e presidentit në Komisionin e Ligjeve, PD radhit 7 shkeljet ligjore Begajt 

31/10/2025
in Politikë
Kërkesa për shkarkimin e presidentit në Komisionin e Ligjeve, PD radhit 7 shkeljet ligjore Begajt 

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve në rend ditë është shqyrtimi i kërkesës së bërë nga grupi opozitar, “Propozim për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës”. 

Demokrati Gjin Gjoni dhe njëherë ka radhitur 7 shkeljet ligjore në ngarkim të kreut të shtetit, Bajram Begaj. 

E kemi mbështetur në 21 prova shkresore 224 faqe, që dëshmojnë që jemi të ndërgjegjshëm për këtë procedurë, dhe po ashtu jemi të bindur që Bajram Begaj nuk mund të vazhdojë të jetë de-juro kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, funksione që de-facto i ka humbur prej kohësh tashmë. 

Presidenti ka konsumuar 7 shkelje të rënda të kushtetutës dhe ligjit, që përbëjnë shkaqe për shkarkimin e tij nga detyra në përputhje me nenin 90 pika 2 kushtetutës. 

Shkelja numër 1, dekreti antikushtetues për zgjedhjet në Tiranë, pa u krijuar në mënyrë kushtetuese vakanca, shkeli disa ligje, dhe duke tentuar të zhveshë gjykatën kushtetuese nga kompetencat. Ka kryer shkelje për shkak se ka ushtruar një kompetencë që s’kishte lindur, ka futur në ngërç zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, ka krijuar konfuzion tek zgjedhësit, ka shfaqur mungesë pavarësie dhe integriteti. Ka cenuar garancitë kushtetuese të një funksionari kushtetueses që gëzon si i zgjedhur vendor. Ka ndërhyrë në autonominë e qeverisjes vendore 

Shkelja numër 2. Ndërprerja antikushtetuese e mandatit të gjyqtarit kushtetues në kundërshtim me kushtetutës, dhe ka ndërhyrë në GJK, dhe ka krijuar pasiguri juridike në funksionin e gjykatës. Ka cënuar në mënyrë brutale pavarësinë e GJK. 

Shkelja numër 3. Dekreti antikushtetues për komisionet hetimore. Në kundërshtim me Kushtetutën, duke injoruar të drejtën e deputetëve të opozitës për kontroll parlamentar dhe duke injoruar fuqinë detyruese të disa vendimeve të GJK, dekretoi shpalljen e një ligji antikushtetues që ndryshonte ligjin ekzistues të komisioneve hetimore, duke mos përmbushur rolin e tij për unitetin kombëtar dhe për të moderuar konfliktin politik në vend. 

Shkelja numër 4. Dekreti antikushtetues i ministres virtuale Diella, duke shërbyer në kundërshtim me rolin dhe përgjegjësinë e tij kushtetuese, qëllimet propagandistike të kryeministrit Edi Rama duke rrëzuar seriozitetin e institucionit. Presidenti krijon një ministër virtual i cili nuk përmbush cilësitë kushtetuese të emërimit të tij. 

Shkelja numër 5 . Refuzimin për ndalimin e përfshirjes së trupit diplomatik në fushatë elektorale. Lejoi përfshirjen e trupës diplomatike në fushatën elektorale duke krijuar pabarazi në garën e 11 majit. 

Shkelja numër 6. Ndërhyrja antikushtetuese përmes kabinetit të tij në procesin zgjedhor në kundërshtim me kushtetutën, ka lejuar përfshirjen e kabinetit të tij në faza të hershme zgjedhjeve, duke injoruar përgjegjësitë kushtetuese të presidentit të republikës. 

Shkelja numër 7. Përfitimet personale të tij dhe të të birit në shkelje flagrante të Kushtetutës. Ka vijuar të ushtrojë veprimtari personale në forcat e armatosura, në spital në kundërshtim me kushtetutës. Ndërkohë që i biri rezulton student mjekësie, ai paguhet nga një kompani private në Shqipëri në shumën 2500 euro në muaj. Vetëm 24 vjeç por është i katërti më i paguar në një kompani. Kjo kompani ka përfituar tenderat publik që pas betimit të Begajt në detyrë. 

 

 

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!