AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Grabitja e shekullit i Louvre| Si një ekuacion 50-vjeçar mund të shpëtojë artin botëror

by SHT Media
31/10/2025
in Botë
6
0
Grabitja e shekullit i Louvre| Si një ekuacion 50-vjeçar mund të shpëtojë artin botëror
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grabitja spektakolare në Muzeun e Louvre tronditi Francën. Në mes të ditës, një grup hajdutësh arriti të largohej me tetë kurora dhe stoli të paçmueshme nga epoka e Napoleonit, duke sfiduar sistemet e sigurisë së një prej muzeve më të njohur në botë.

Gjithçka zgjati vetëm tetë minuta. Gjatë atyre 480 sekondave, autorët u ngjitën me një platformë mekanike drejt një ballkoni në katin e parë të muzeut dhe prenë një dritare për të hyrë brenda. Ata thyen dy vitrina xhami dhe u zhdukën me sendet e vjedhura, pa u ndaluar nga askush.

Policia franceze ka arrestuar deri më tani shtatë persona të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje, por një pyetje mbetet ende pa përgjigje: pse hajdutët nuk u pikasën më herët?

Muzeu dështoi të mbrojë koleksionin

Në një seancë dëgjimore para Senatit francez, menjëherë pas grabitjes, drejtoresha e Luvrit, Laurence des Cars, pranoi se muzeu kishte “dështuar në mbrojtjen” e stolive. Ajo zbuloi se kamera e vetme që mbulonte ballkonin nga ku hynë hajdutët ishte e kthyer në drejtimin e gabuar, ndërsa një raport paraprak tregoi se një në çdo tre salla të krahut “Denon”, ku ndodhi grabitja, nuk kishte fare kamera sigurie.

Des Cars pranoi gjithashtu se shkurtimet në personelin e sigurisë e kishin bërë muzeun më të cenueshëm, duke theksuar se sistemi i monitorimit duhet të përmirësohet në mënyrë që “të shohë gjithçka”.

Sipas Ministrisë së Kulturës së Francës, alarmet funksionuan siç duhet. Megjithatë, kjo është vjedhja e tretë e profilit të lartë në muzetë francezë brenda dy muajve të fundit, çka e ka detyruar ministrinë të zbatojë plane të reja sigurie në shkallë kombëtare.

Një ndihmë e papritur nga matematika

Siguria e muzeve moderne është një çështje e ndërlikuar dhe e kushtueshme. Por, befas, një problem matematikor i formuluar 50 vjet më parë mund të ofrojë një qasje të re ndaj kësaj teme.

Ky problem, i njohur si “problemi i muzeut” ose “problemi i galerisë së artit”, pyet: Cili është numri minimal i rojeve ose kamerave me pamje 360 gradë që nevojiten për të mbuluar të gjithë hapësirën e një muzeu?

Matematikani Václav Chvátal, në vitin 1973, e formuloi përgjigjen: nëse e konsiderojmë planimetrinë e muzeut si një shumëkëndësh (me mure të drejta dhe qoshe), atëherë numri i kamerave të nevojshme është sa numri i qosheve i ndarë me tre.

Për shembull, një sallë me 15 qoshe kërkon pesë kamera, ndërsa një sallë me 20 qoshe do të mund të mbulohej me gjashtë. Në shumë raste, kjo qasje mund të ndihmojë muze si Luvri të optimizojnë mbulimin e kamerave dhe të shmangin “pikat e verbra”.

Në vitin 1978, profesori amerikan Steve Fisk dha një provë të thjeshtë dhe elegante për këtë teori, duke përdorur ndarjen e hapësirës në trekëndësha dhe konceptin e “ngjyrimit me tre ngjyra”. Ai tregoi se mjafton të vendosësh kamera vetëm në qoshet e një ngjyre që përsëritet më pak, për të mbuluar të gjithë hapësirën.

Në rastet e dhomave me forma të rregullta, si shumica e sallave në muze si Louvre një variant i këtij problemi tregon se mjafton një kamerë e vetme për ta mbuluar të gjithë ambientin.

Nga muzetë te robotika dhe planifikimi urban

Problemi i galerisë së artit ka gjetur zbatim edhe jashtë muzeve. Ai përdoret në robotikë për të shmangur përplasjet, në planifikimin urban për të pozicionuar antenat e sinjalit celular, si dhe në menaxhimin e fatkeqësive për vendosjen e dronëve apo stacioneve mjekësore në terren. Në vizualizimin kompjuterik dhe dizajnin e ndriçimit skenik, ai ndihmon në përcaktimin e zonave të dukshme dhe në sigurimin e ndriçimit optimal të hapësirave.

Mësimi pas grabitjes

Ndërsa hetimet për vjedhjen në Louvre vazhdojnë, drejtuesit e muzeve në mbarë botën po rishikojnë sistemet e tyre të sigurisë. Edhe pse Luvri nuk ka komentuar nëse është njohur me zgjidhjet që ofron “problemi i muzeut”, është e qartë se matematika mund të ofrojë ide të vlefshme për mbrojtjen e artit dhe trashëgimisë kulturore.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.