• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

FOTO/ Arsenali me armë u gjet në një furgon, ishte parkuar prej 1 muaji te “Myslym Shyri”

30/10/2025
in Kronikë
FOTO/ Arsenali me armë u gjet në një furgon, ishte parkuar prej 1 muaji te “Myslym Shyri”

Furgoni në foto, është automjeti, ku është gjetur një sasi e madhe armësh në Tiranë gjatë ditës së djeshme, 29 tetor.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, policia në kryeqytet finalizoi operacionin e koduar “The Van”, ku u zbuluan armë, të dyshuara të trafikuara, raporton për Klan News, gazetari Besar Bajraktaraj.

Gjatë kontrollit në një furgon në rrugën “Myslym Shyri”, u gjetën dhe u sekuestruan 23 armë zjarri, mes tyre 5 snajper, 1 silenciator, 17 krehra me municion, 15 mijë fishekë, pajisje shpërthimi në distancë, celularë, uniforma si të policisë dhe pajisje për bllokimin e valëve.

Në pranga ra 34-vjeçari me iniciale E. S., i cili rezulton me precedentë të mëparshëm për vepra penale të ndryshme, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni u zhvillua nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin nr. 2, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Armët e kapura në Tiranë, dyshohet se ishin planifikuar të përdoreshin për ngjarje kriminale nga një grup kriminal, me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel.

Furgoni më shumë se 1 muaj i parkuar në rrugën “Myslim Shyri”

Furgoni kishte me shume se 1 muaj që rrinte parkuar në rrugën “Myslym Shyri”. Informacioni është marrë në rrugë operative dhe prej një muaji është ruajtur me efektivë civile për të zbuluar se kush mund të hynte në furgon.

Fillimisht është ndërhyrë nga Policia Rrugore, si një manovër e agjentëve të policisë, me argumentin se kishte bllokuar rrugën dhe sapo janë konstatuar armët, është bërë ndërhyrja nga agjentët e krimeve të rënda të policisë së Tiranës.

Furgoni me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”,  është në emër të të arrestuarit E.S. Ai është marrë mbrëmjen e djeshme në pyetje nga policia dhe ka mohuar të ketë lidhje me armët me argumentin se nuk ka dijeni kush i ka futur aty, në një kohë që furgoni qëndronte i parkuar, pranë banesës së tij. Armët dyshohet se i përkasin grupit të “Monopol”, që u godit nga SPAK pak javë më parë.

Policia ka reaguar sërish në lidhje me kapjen e armëve në një furgon në kryeqytet.

“Punë profesionale parandaluese dhe goditëse kundër armëmbajtjes pa leje dhe kundër trafikimit të armëve që do të shërbenin për të kryer krime kundër jetës dhe pronës.

Në përfundim të operacionit policor të koduar “The Van”, të finalizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u zbulua dhe u godit një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara”, njoftojnë uniformat blu.

Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka falënderuar drejtuesit dhe strukturat e DVP Tiranë për finalizimin me sukses të operacionit, si dhe për punën shumë të mirë dhe profesionale në drejtim të parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve që mund të përdoreshin për kryerjen e krimeve kundër jetës dhe pronës.

“Ky është një tjetër operacion i suksesshëm që tregon profesionalizmin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të goditur krimin dhe garantuar sigurinë e qytetarëve. Armët prodhojnë krim, çdo armë e paligjshme është një rrezik real për jetën e qytetarëve dhe për rendin publik.

Falënderoj drejtuesit e DVP Tiranë dhe të gjithë efektivët që punuan me përkushtim dhe profesionalizëm duke bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale që do të kryheshin me këtë arsenal armësh.

Policia e Shtetit nuk do të ndalet asnjë ditë në luftën kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve, pasi çdo armë e paligjshme është një potencial për krim. Iu bëj thirrje qytetarëve që të mbështesin punën e Policisë së Shtetit, duke bashkëpunuar dhe duke denoncuar çdo rast që cenon rendin dhe sigurinë publike. Çdo informacion që ndihmon Policinë për parandalimin apo goditjen e krimeve është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e përbashkët.

Vetëm përmes bashkëpunimit të ndershëm dhe besimit të ndërsjellë mes Policisë dhe qytetarëve mund të ndërtojmë një mjedis akoma e më të sigurt për të gjithë”.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!