AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gruaja me ngjyrë telefonoi për ndihmë policinë, por u vra nga vetë oficeri, ja çfarë vendosi gjykata në Amerikë

by SHT Media
29/10/2025
in Botë
6
0
Gruaja me ngjyrë telefonoi për ndihmë policinë, por u vra nga vetë oficeri, ja çfarë vendosi gjykata në Amerikë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ish-zëvendës policie, Sean Grayson, 31 vjeç, është shpallur fajtor për vrasjen me armë zjarri të Sonya Massey, një grua me ngjyrë në Amerikë, ndërsa dënimi për të pritet të shpallet më 29 janar, dhe ai mund të përballet me deri në 20 vjet burgim ose dënim me kusht. 

Ngjarja tragjike ndodhi në 6 korrik 2024 në Springfield, kryeqyteti i Illinois, kur gruaja kishte telefonuar policinë për të raportuar për një hajdut dhe në vendngjarje mbërritën Grayson dhe një tjetër ndihmës sherifi, Dawson Farley. 

Sipas hetimeve, pas mbërritjes në shtëpi, oficerët vunë re një tenxhere me ujë të nxehtë në sobë. Grayson i kërkoi Massey-t ta hiqte atë, por situata mori një kthesë të papritur. 

Sipas pamjeve nga kamera e trupit të oficerit, gruaja e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, i ishte drejtua oficerëve duke iu lutur që ata mos ta lëndonin. Pikërisht në atë moment, Grayson e interpretoi frazën si kërcënim dhe e qëlloi tre herë, duke e goditur në fytyrë dhe duke e lënë të vdekur në vend. 

“Mund ta marrësh, por është një goditje në kokë… Nuk ke çfarë të bësh, vëlla”, u shpreh ai pasi e kishte qelluar. Më pas u largua për të marrë pajisjet e ndihmës së shpejtë, por i hodhi ato në dysheme kur u kthye, gjë që prokurorët e përmendën si shenjë të shpërfilljes së tij për jetën e viktimës. 

Në dëshminë e tij, Farley tha se Massey nuk përbënte asnjë rrezik dhe se nuk kishte bërë asgjë kërcënuese. Ai nuk përdori armë dhe nuk u akuzua. Megjithatë, Grayson mbrojti veprimin e tij duke pretenduar se kishte frikë se Massey mund ta digjte me ujin e nxehtë dhe se veproi për vetëmbrojtje. 

Fillimisht, Grayson ishte akuzuar për vrasje të shkallës së parë, që mund të sillte deri në burgim të përjetshëm, por juria e gjeti fajtor për vrasje të shkallës së dytë, një akuzë që zbatohet kur i pandehuri vepron nën “provokim serioz” ose me bindjen, edhe të paarsyeshme, se po mbron veten. 

Rasti shkaktoi indinjatë të gjerë publike dhe ringjalli debatin mbi përdorimin e forcës nga policia ndaj personave me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. Vdekja çoi gjithashtu në ndryshime ligjore në Illinois, të cilat tani kërkojnë më shumë transparencë mbi të kaluarën e kandidatëve për punë në policinë dhe strukturat e rendit. 

Ngjarja pati pasoja të menjëhershme edhe brenda institucioneve të zbatimit të ligjit pasi sherifi që e kishte punësuar Grayson doli në pension të parakohshëm, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së nisi një hetim federal. Ndërkohë, familja e gruas, e përfaqësuar nga avokati i njohur i të drejtave civile Ben Crump, arriti një marrëveshje civile prej 10 milionë dollarësh me autoritetet lokale. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim
  • Haga, midis maktheve dhe paranojave
  • “Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.