• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Mblidhet Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri/ Gonzato: Qeveria shqiptare, me axhendë ambicioze për integrimin

28/10/2025
in Politikë
Mblidhet Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri/ Gonzato: Qeveria shqiptare, me axhendë ambicioze për integrimin

Po mbahet sot takimi i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri.  Takimi u bashkëkryesua nga kreu i grupit parlamentare të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe  Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian. 

Balla, në hapje të takimit deklaroi se Shqipëria ndodhet në momentin më të rëndësishëm të rrugës drejt anëtarësimit në BE. 

“Tre vite pas hapjes zyrtare të negociatave, Shqipëria ndodhet në fazën më të avancuar të procesit të saj integrues. Në më pak se një vit, vendi ynë ka hapur pesë nga gjashtë grup-kapitujt e negociatave, përfshirë shtetin e së drejtës, tregun e brendshëm, konkurrueshmërinë, agjendën e gjelbër dhe politikat e jashtme. Ky është një ritëm që rrallëherë është regjistruar në historinë e zgjerimit të BE-së dhe është dëshmi e qartë e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur me shpejtësi, përgjegjësi dhe besueshmëri”, u shpreh Balla. 

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë. 

“Synimi ynë është që të përfundojmë negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe ti bashkohemi zyrtarisht Bashkimit Evropian deri në vitin 2030. Jemi të përkushtuar në këtë process ambicioz dhe kompleks, pasi jemi të vetëdijshëm për përfitimet e mëdha politike, shoqërore dhe ekonomike që anëtarësimi në BE do ti sjellë Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Vlen të theksohet se ky është qëllimi jo vetëm i qeverisë, por edhe i një shumice të konsiderueshme të popullsisë shqiptare, me 91% të shqiptarëve që kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin në BE”,- tha Peleshi. 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, tha reformat e bëra nga qeveria shqiptare në fusha dhe sektorë të ndryshëm të vendit, pasqyrojnë standardet europiane dhe aspiratën e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE-së. 

“Jam e kënaqur që jam këtu dhe mund të them disa fjalë, në hapjen e takimit të 20 të Komisioni të Stabilizim Asociimit, Shqipëri-BE. Dialogu Parlamentar është gur themeli sa i përket rendit demokratik në cdo shoqëri dhe natyrisht integrimi i Shqipërisë në BE është prioritet kyç të Qeverisë dhe qeveria shqiptare e ka në zemër këtë punë. Pra ku është një projekt kombëtar. Pra këto shkëmbime të rregullta mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, fuqizojnë mirëkuptimin mes nesh. Reformat pasqyrojnë standardet europiane dhe aspiratën e qytetarëve tanë. Ky takim dhe prania jonë sot këtu nuk mund të kishte qenë në një moment më të mirë. Ja unë dje ishe në Bruksel, në takime me komisionerin dhe zyrtarë të lartë të BE-së për të matur nivelin e ecurisë që ka arritur Shqipëria, dhe për të parë hapat e mëtejshëm”, tha Spiropali. 

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se qeveria shqiptare ka një axhendë tejet ambicioze me fokus integrimin europian të vendit. 

“Takimi i sivjetshëm i Komisionit të Stabilizim Asociimit, Shqipëri-BE, zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas zgjedhjeve të majit, kemi një parlament të ri në Shqipëri, dhe një qeveri të re që i ka vendosur një axhendë mjaft ambicioze drejt anëtarësimit të BE. Kjo është ambicie e të dyjave palëve, pra anëtarësimi i BE-së mbet një objektiv kombëtar i përbashkët dhe gëzon mbështetjen e të gjithë spektrit politik. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, sepse procesi i anëtarësimit është një proces shëndërrues. Arsyeja e kësaj mbështetje politike, është aspiratën e mbi 90% të shqiptarëve që kërkojnë integrimin në BE. Për të përmbushur këtë pritshmëri, kërkohet kontributi konstruktiv i të gjithë focave politike’, tha Gonzato. 

 

Më të lexuarat

  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!