AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Britania mbyll hotelet që strehojnë azilkërkuesit/ Starmer: Qëllimi ynë, goditja e emigracionit të paligjshëm

by SHT Media
27/10/2025
in Botë
6
0
Britania mbyll hotelet që strehojnë azilkërkuesit/ Starmer: Qëllimi ynë, goditja e emigracionit të paligjshëm
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se është i vendosur të mbyllë hotelet që përdoren për strehimin e azilkërkuesve, duke fajësuar qeverinë e mëparshme për “një rrëmujë gjigante” në sistemin e emigracionit.

Në qytetin Epping, ku qytetarët kanë protestuar kundër përdorimit të hoteleve për azilkërkues, tensionet mbeten të larta. Pankarta të tilla si “Mbroni vajzat tona” dhe “Epping thotë Jo” pasqyrojnë ndarjet e thella që ka shkaktuar kjo çështje në komunitetet lokale.

Starmer tha se qeveria e tij po përshpejton ndjeshëm procesimin e kërkesave për azil, ndërsa njerëzit pa të drejtë qëndrimi po deportohen me ritmin më të lartë.

“Qeveria ka trashëguar një situatë të vështirë në të gjitha departamentet, përfshirë Ministrinë e Brendshme. Pas periudhës së qeverisë së mëparshme, ku kërkesat për azil nuk u trajtuan në kohë, ata u strehuan në hotele, duke bërë që numri i hoteleve për azilkërkues të arrinte në 400. Aktualisht janë rreth 200, dhe plani është që të mbyllen të gjitha, me shqyrtimin e kërkesave që po bëhet më shpejt”, tha Starmer.

Sipas një raporti të publikuar nga rivalët e Starmer, kostot e akomodimit të azilkërkuesve janë trefishuar, ndërsa Departamenti i Brendshëm britanik ka dështuar të përballojë fluksin e madh të kërkesave, raportojnë mediat lokale.

Duke folur nga Turqia, Starmer tha se pastrimi i “rrëmujës” së trashëguar do të jetë një proces i gjatë, por i domosdoshëm për të rivendosur besimin në sistemin britanik të azilit.

Goditja e emigracionit të paligjshëm është thelbësore për kryeministrin Starmer. Britania ka ndërmarrë politika të ashpra që ndalojnë hyrjet e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët
  • Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit
  • Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.