AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kërkuan zbutje të masës së sigurisë/ Mbeten në burg Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë

by SHT Media
27/10/2025
in Kronikë
6
0
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kërkuan zbutje të masës së sigurisë/ Mbeten në burg Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për 3 personat e përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astir Kalaja më 6 tetor në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjithashtu u plagosën dy shtetas të tjerë. 

Ngjarja ndodhi gjatë një seance gjyqësore, ku shtetasi Elvis Shkambi palë në proces, qëlloi me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe shtetasve Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, atë e bir, që ndodheshin në sallë si pala tjetër në çështje. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, i dyshuar për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje në rrethana cilësuese”, “mbajtje pa leje të armëve”, për Gjon Shkambin i dyshuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë; si dhe për Banush Koxhaj, i dyshuar për “shpërdorim detyre”. 

Gjykata e Shkallës së Parë kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe kishte vendosur masën e “arrestit në burg” për të tre të dyshuarit. Ndaj këtij vendimi bënë ankim Gjon Shkambi dhe Banush Koxhaj, të cilët kërkuan një masë sigurie më të butë. 

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Apelit, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtari Genti Shala, vendosi të rrëzojë ankimet dhe të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke miratuar masat e sigurisë “arrest në burg” për të tre personat nën hetim. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

01/11/2026

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

01/11/2026

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

01/11/2026

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

01/11/2026

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

01/11/2026

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

01/11/2026

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

01/11/2026

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

01/11/2026

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

01/11/2026

Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

01/11/2026

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

01/11/2026

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

01/11/2026

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

01/11/2026

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

01/11/2026

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

01/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë
  • Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.