AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes

by SHT Media
27/10/2025
in Botë
6
0
Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjurmë ADN-je ishte ajo që “zhbllokoi” hetimet dhe çoi në identifikimin e autorëve të grabitjes së ndodhur në Muzeun e Luvrit, duke përfunduar me arrestimin e dy personave të shtunën në mbrëmje. 

Sipas BFMTV, që citon një burim pranë hetimit, njëri nga të dyshuarit u identifikua falë një “gjurme vendimtare ADN-je” të gjetur në vendngjarje. 

Që pas “grabitjes së shekullit”, policia mjeko-ligjore ka qenë në kërkim të çdo prove të mundshme. Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, deklaroi të enjten se nga vendi i ngjarjes janë mbledhur mbi 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe elementë të tjerë provues. 

Shefja e policisë mjeko-ligjore, Perrine Rogiez-Thubert, shpjegoi për BFMTV se hetuesit kanë punuar me gjurmë “të pasura”, si gjak, pështymë ose spermë, por edhe me gjurmë “të dobëta”, të lëna në objekte që autorët mund të kenë prekur. 

Në vendngjarje janë gjetur disa sende që mund të përmbajnë ADN, si një helmetë, një radio dore, një jelek i verdhë dhe dy rrota prerëse metalesh. Pas mbledhjes, mostrat janë analizuar në laborator për të ndërtuar profilin gjenetik të personave të përfshirë. 

Hetimi mori përshpejtim pasi njëri nga të dyshuarit tentoi të arratisej. Ai u identifikua gjatë testimeve të ADN-së dhe më pas u arrestua. 

Të dy burrat e arrestuar janë rreth 30 vjeç dhe banorë të Aubervilliers, një periferi veriore e Parisit, në departamentin Saint-Denis, e njohur për popullsinë e saj të dendur dhe shumëkulturore. Roli i tyre i saktë në grabitje ende nuk është përcaktuar, por ata konsiderohen “të dyshuarit kryesorë”. 

Sipas gazetës franceze “Le Monde”, njëri prej tyre ka shtetësi franceze dhe algjeriane dhe u arrestua në aeroportin Roissy–Charles de Gaulle, teksa përgatitej të udhëtonte drejt Algjerisë. I dyshuari tjetër është shtetas francez. 

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe plaçkën e grabitur, e cila vazhdoi të mbetet e pagjetur. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

01/11/2026

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

01/11/2026

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

01/11/2026

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

01/11/2026

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

01/11/2026

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

01/11/2026

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

01/11/2026

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

01/11/2026

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

01/11/2026

Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

01/11/2026

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

01/11/2026

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

01/11/2026

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

01/11/2026

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

01/11/2026

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

01/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë
  • Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.