• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Mbi 10 miliardë lekë për sigurinë kibernetike/ Qeveria nis Planin e Veprimit 2025–2027

26/10/2025
in Politikë
Mbi 10 miliardë lekë për sigurinë kibernetike/ Qeveria nis Planin e Veprimit 2025–2027

Qeveria shqiptare ka miratuar Planin e Veprimit 2025–2027, pjesë e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030, një dokument ambicioz që parashikon investime prej 10.29 miliardë lekësh për forcimin e mbrojtjes digjitale të vendit.

Sipas planit të parë nga Albanian Post, i cili zbatohet nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me institucionet kryesore shtetërore, qëllimi është ndërtimi i një infrastrukture të sigurt, të qëndrueshme dhe të aftë për t’u përballur me rreziqet gjithnjë në rritje të hapësirës kibernetike.

Pjesa më e madhe e buxhetit, plot 9.63 miliardë lekë, do të përdoret për Politikën 1, që ka në fokus mbrojtjen e infrastrukturës kritike digjitale.

Kjo përfshin zbatimin e Ligjit të ri për Sigurinë Kibernetike, ngritjen e sistemeve të monitorimit në kohë reale, rritjen e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve dhe ndërtimin e laboratorëve praktikë të sigurisë.

Në këtë fazë, synohet që deri në fund të vitit 2027 të funksionojë plotësisht rrjeti kombëtar i qendrave të reagimit ndaj incidenteve (CSIRT), i cili do të mbulojë sektorët publikë dhe privatë me rëndësi kombëtare.

Një tjetër shtyllë e planit, Politika 2, parashikon 242 milionë lekë për mbrojtjen online të qytetarëve dhe ngritjen e kulturës kibernetike.

Në këtë kuadër, do të zhvillohen fushata ndërgjegjësimi për sigurinë në internet, përfshirë platforma si “Red Button” për raportimin e përmbajtjeve të paligjshme, si dhe programe edukative në shkolla për të mësuar fëmijët dhe të rinjtë mbi përdorimin e sigurt të rrjeteve.

Një pjesë e këtyre fondeve do të shkojë për trajnimet e bizneseve të vogla dhe të mesme (SME-ve), të cilat shpesh janë objekt i sulmeve kibernetike për shkak të mungesës së mbrojtjes digjitale.

Në kuadër të Politikës 3, parashikohen 31 milionë lekë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kjo përfshin ushtrime të përbashkëta rajonale, trajnime me partnerët e BE-së dhe NATO-s, si dhe zhvillimin e diplomacisë kibernetike për përfshirjen e Shqipërisë në rrjete të koordinuara ndërkombëtare kundër sulmeve digjitale.

Politika 4, me një buxhet prej 90 milionë lekësh, synon nxitjen e inovacionit dhe kërkimit shkencor në këtë fushë.

Plani parashikon ngritjen e një Qendre Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike, mbështetjen e start-up-eve teknologjike, organizimin e hackathon-eve kombëtare dhe krijimin e fondeve për projekte të kërkimit në inteligjencën artificiale dhe teknologjitë emergjente.

Një element i ri në këtë plan është Politika 5, e fokusuar në luftën kundër kërcënimeve hibride, që do të financohet me 295 milionë lekë.
Kjo nismë përfshin hartimin e kuadrit ligjor për dezinformimin dhe ndërhyrjet digjitale, si dhe ngritjen e një strukture të posaçme për koordinimin ndërinstitucional kundër manipulimeve online dhe ndikimeve të huaja.

Sipas dokumentit, do të përdoren edhe teknologjitë e inteligjencës artificiale (AI) për zbulimin dhe reagimin e hershëm ndaj fushatave dezinformuese.

Zbatimi i planit mbështetet kryesisht nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (AKSK), e cila mban mbi 90% të barrës financiare dhe teknike të masave.
Dokumenti vlerëson se ekziston një hendek financiar prej 2.4 miliardë lekësh, i cili pritet të mbulohet përmes donatorëve ndërkombëtarë dhe projekteve të asistencës teknike.

Sipas Ministrisë së Brendshme dhe AKSK-së, ky plan përbën investimin më të madh të tre viteve të ardhshme në sigurinë kibernetike, duke synuar mbrojtjen e institucioneve publike, bizneseve dhe qytetarëve nga rreziqet digjitale.

“Siguria kibernetike nuk është më luks, por domosdoshmëri kombëtare. Çdo investim në këtë fushë është investim në mbrojtjen e shtetit dhe qytetarëve në epokën digjitale”, thuhet në relacionin shoqërues të dokumentit.

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!