AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

ANALIZA/ Pse fundi i luftës në Ukrainë mund të jetë i hidhur për Putinin?!

by SHT Media
26/10/2025
in Botë
6
0
ANALIZA/ Pse fundi i luftës në Ukrainë mund të jetë i hidhur për Putinin?!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Pas më shumë se tre vjetësh lufte të përgjakshme, Ukraina vazhdon të qëndrojë heroikisht përballë agresionit rus. Çdo ditë, populli ukrainas mbron jo vetëm tokën e vet, por edhe parimet e sovranitetit dhe lirisë që janë themel i rendit ndërkombëtar. Por pavarësisht sakrificave, fati i kësaj lufte nuk do të vendoset vetëm në fushën e betejës, por ai do të përcaktohet në zyrat e Uashingtonit.

Nëse Shtetet e Bashkuara, nën ndikimin ose drejtimin e Donald Trump, vendosin të mbështesin fuqishëm Ukrainën me armatim modern, si raketat me rreze të gjatë Tomahawk, balanca e fuqisë do të ndryshojë rrënjësisht. Rusia, e cila prej fillimit e justifikoi pushtimin si “operacion special”, e ka zbuluar tashmë fytyrën e vërtetë imperialiste me synimin për të marrë Donbasin dhe territore të tjera jugore. Tashmë nuk bëhet fjalë për sigurinë e popullsisë ruse, por për rindërtimin e ndikimit perandorak.

Uashingtoni është sot pika më e rëndësishme e këtij ekuacioni. Trump, pavarësisht se shpesh është parë me skepticizëm për qëndrimet e tij ndaj Kremlinit, e ka kuptuar se Putini nuk është partner kompromisi, por një udhëheqës që nuk ndalon pa fitore. Një mbështetje e plotë amerikane do të sillte një kthesë historike, jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë rendin e sigurisë europiane.

Tre janë faktorët që mbajnë sot Rusinë e Putinit.

Shitjet e energjisë, mbështetja e heshtur e Kinës dhe Indisë, dhe propaganda e brendshme që ushqen ndjenjën e “rrethimit” nga Perëndimi. Nëse SHBA-ja, me ndihmën e aleatëve, arrin të bindë Pekinin dhe Nju Delhin të kufizojnë importet e gazit dhe naftës ruse, goditja ekonomike ndaj Kremlinit do të ishte e menjëhershme.

Sanksionet e ashpra dhe izolimi financiar do të minonin aftësinë e Rusisë për të financuar luftën, duke e çuar vendin drejt një krize të re të brendshme. Pra, një kombinim i sanksioneve të reja, në izolimin financiar dhe mungesës së tregjeve të mëdha do ta vërë Kremlinin përballë krizës më të thellë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Ndërkohë, Europa është përpjekur të gjejë një zgjidhje diplomatike, por çdo përpjekje është përplasur me arrogancën e Kremlinit. Pra agresiviteti i Putinit ka shuar çdo iniciativë. Shtetet kufitare me Rusinë e Bjellorusinë janë detyruar të forcojnë armatimin dhe praninë ushtarake në kufi, duke reflektuar frikën e një ekspansioni të ri rus. Kjo situatë e vazhdueshme tensioni ka rritur ndjeshëm ndjenjën se vetëm një ndryshim i qëndrimit amerikan mund ta përshpejtojë përfundimin e luftës.

Pra, Europa pret një sinjal të qartë nga Uashingtoni, dhe sidomos nga Presidenti Trump për të përcaktuar se në cilin drejtim do të ecë aleanca perëndimore.

Trump e ka treguar se di të përdorë diplomacinë në mënyrë pragmatike, siç ndodhi me armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit. Ai arriti ta bindte Benjamin Netanjahun për ndaljen e operacioneve dhe të ulte palët në tryezë, duke treguar se një strategji e drejtpërdrejtë dhe e fortë mund të japë rezultat.

Nëse Donald Trump e mban fjalën për ta mbështetur Zelenskyn me armë strategjike dhe presion ekonomik ndaj aleatëve të Rusisë, atëherë fundi i “Carit të Kremlinit” nuk do të jetë më një pyetje nëse, por kur.

Kjo nuk është vetëm një betejë për Ukrainën, por për parimin e sovranitetit dhe të drejtës së popujve për të jetuar të lirë. Dhe në këtë betejë, historia do të mbajë mend se kush zgjodhi të qëndrojë në anën e lirisë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

01/11/2026

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

01/11/2026

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

01/11/2026

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

01/11/2026

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

01/11/2026

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

01/11/2026

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

01/11/2026

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

01/11/2026

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

01/11/2026

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

01/11/2026

Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

01/11/2026

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

01/11/2026

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

01/11/2026

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

01/11/2026

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

01/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra
  • “Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.