AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Negociatat me BE ‘ndryshojnë’ Kodin Penal, futet korrupsioni i zyrtarëve evropianë

by SHT Media
26/10/2025
in Kronikë
6
0
Negociatat me BE ‘ndryshojnë’ Kodin Penal, futet korrupsioni i zyrtarëve evropianë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përmbushja e detyrimeve në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe objektivi që negociata të mbyllen brenda 2027-ës, ka bërë që Ministria e Drejtësisë të propozojë ndryshime ligjore urgjente në Kodin Penal, me qëllim përafrimin me legjislacionin e Brukselit, në fushat e pastrimit të parave, luftën ndaj terrorizmit, trafikut të drogave, trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së viktimave të tij, abuzimit seksual dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve.

E re është një dispozitë mbi kriminalizimin e mashtrimit që ndikon në interesat financiare të BE-së. Përmes nenit të shtuar Neni 143/a/8 përdorimi ose paraqitja e deklaratave ose dokumenteve të rreme, të pasakta ose të paplota që ka si efekt përvetësimin ose mbajtjen e padrejtë të fondeve nga buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Evropian dënohet me burgim gjer në 5 vjet. Kur kjo vepër bëhet në bashkëpunim burgimi është nga dy gjer në gjashtë vjet. Nëse shifra e abuzimit i tejkalon 50.000 euro, dënohen me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme në paketën e re ligjore prek nenin 234/a, që lidhet me pjesëmarrjen në organizata terroriste. Sipas propozimit, çdo person që merr pjesë, ndihmon me financime, informacion apo dokumente të falsifikuara në aktivitetet e një organizate terroriste, rrezikon dënim jo më pak se 15 vjet burg, ndërsa aktualisht dënimi është minimialisht 7 vjet dhe maksimalisht 15.

Për korrupsionin, vijnë një sërë nenesh të reja që synojnë të ndëshkojnë si korrupsionin aktiv, ashtu edhe atë pasiv të nëpunësve dhe funksionarëve të lartë të BE-së. Për këtë kategori, parashikohen dënime nga 6 muaj deri në 3 vjet burg, ndërsa kur korrupsioni ushtrohet ndaj anëtarëve të Komisionit ose Parlamentit Evropian, dënimi mund të shkojë deri në 5 vjet burgim. Për korrupsionin pasiv, masat janë edhe më të rënda, nga 2 deri në 8 vjet burg për nëpunësit, dhe nga 4 deri në 12 vjet për funksionarët e lartë. E njëjta logjikë ndëshkuese zbatohet edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve, për të cilët parashikohen dënime nga 1 deri në 10 vjet burg, në varësi të formës së korrupsionit. Këto nene do të hynin në fuqi me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ndryshime të forta parashikohen edhe për trafikun e drogës në sasi të mëdha, ku autorët do të përballen me 7 deri në 15 vjet burg, i cili nuk ndryshon në dënim, por zgjerohet fusha e ofrimit, ndërmjetësimit apo dërgimi në transit të drogës. Po ashtu, për pastrimin e parave, autoritetet do të kenë mundësi të veprojnë edhe pa qenë e nevojshme të përcaktohet me saktësi origjina ose autori i krimit, duke zgjeruar ndjeshëm fushën e hetimit.

Dënime më të ashpra parashikohen edhe për krimet seksuale. Abuzimi me të mitur poshtë moshës 14 vjeç dënohet deri tani nga 7 deri në 15 vjet burg, ndërsa me ndryshimet e reja bëhet 10 deri në 20 vjet burg. Ndërkohë nuk ndryshon dënimi 5 deri në 15 vjet për moshën nga 14 deri në 18 vjeç. Ndërkohë shtohet edhe një nën nen tjetër për organizim të udhëtimeve për qëllime seksuale, përkundrejt shpërblimit apo jo, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.

Pasuritë që lidhen me interesat financiare të BE-së do të trajtohen me ligje të posaçme evropiane, ndërsa disa prej dispozitave të reja do të hyjnë në fuqi vetëm pas ratifikimit të Konventës Evropiane kundër korrupsionit, që përfshin edhe zyrtarët e BE-së.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, këto ndryshime synojnë forcimin e shtetit ligjor dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian, si pjesë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në thelb, ato pritet të ndikojnë ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit, terrorizmit dhe krimit të organizuar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët
  • Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit
  • Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.