• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rama prezanton dy projektet digjitale: Shqipëria drejt kapërcimit epokal…

26/10/2025
in Politikë
Rama prezanton dy projektet digjitale: Shqipëria drejt kapërcimit epokal…

Në episodin më të fundit të podkastit “Flasim”, gjatë rubrikës “Shënimet e Javës”, kryeministri Edi Rama foli për hapat e radhës në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike në vend.

Ai nënvizoi se Shqipëria po përgatitet për një kapërcim të rëndësishëm teknologjik, ku karta e identitetit do të mund të përdoret në formë digjitale, përmes celularit apo kompjuterit, duke u shndërruar në një portofol elektronik shumëfunksional.

Gjithashtu, Rama prezantoi edhe projektin për portën biometrike në aeroportin “Nënë Tereza”, e cila do të lejojë udhëtarët të hyjnë në vend pa ndalesa dhe pa kontroll tradicional të pasaportës, vetëm përmes verifikimit të pamjes dhe të dhënave të tyre të lidhura elektronikisht.

Rama bëri të ditur se kompania shtetërore Identitek, e krijuar pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm për prodhimin e kartave të identitetit, ka përmbushur me sukses sfidën e parë, prodhimin e dokumenteve të identitetit më cilësore dhe më të lira.

Sipas tija, kompania tashmë, është angazhuar në një fazë të re – kalimin e kartës së identitetit në pajisje digjitale.

“Kompania Identitek tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional,” – tha Rama.

Ai shtoi se ky projekt është në përputhje me objektivat e Bashkimit Europian, i cili ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të qytetarëve europianë. Ndërkohë, Shqipëria synon ta ketë gati këtë sistem në fillim të vitit 2026.

Një tjetër risi që u prezantua në podkast është futja e kontrollit digjital në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. Rama njoftoi se po përgatitet një sistem inovativ që do të lejojë hyrjen në vend pa ndalesa dhe pa kontroll tradicional të pasaportës.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua,” – u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, aeroporti i Tiranës, tashmë i njohur për kontrollin digjital të pasaportave, do të bëhet i pari në Europë që implementon portën digjitale të hyrjes.

Rama e cilësoi këtë zhvillim si një hap të madh për vendin, duke theksuar se teknologjia digjitale po i jep mundësi vendeve në zhvillim të realizojnë kapërcime epokale.

“Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura,” – përfundoi ai.

Më të lexuarat

  • Irani: Anijet luftarake britanike dhe franceze në Hormuz do të përballen me përgjigje të menjëhershme

    Irani: Anijet luftarake britanike dhe franceze në Hormuz do të përballen me përgjigje të menjëhershme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rusia vret tre ukrainas brenda 24 orëve, akuzon Kievin për shkelje të armëpushimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Silvio Gonzatos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sarandë/ Zbardhet atentati me eksploziv, dy të dyshuar në kërkim për tentativë vrasjeje (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama në asamblenë e PS në Elbasan: Duhet të ruajmë motivimin për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!