AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin/ Zbulohet dosja e plotë

by SHT Media
25/10/2025
in Kronikë
6
0
74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin/ Zbulohet dosja e plotë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vjeçari Hekuran Gjoni, natën e 1 shkurtit të këtij viti.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht kanë debatuar me fjalë e më pas e ka goditur me shpullë.

Pas kësaj 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij.

I moshuari është penduar për vrasjen e të birit, teksa ka deklaruar se ka qenë ngjarje e momentit dhe se është i rënduar psikologjikisht për krimin.

Mbi Hekuran Gjonin rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në këmbët e tavolinës, peshqir dhe tapetin e vendit ku ndodhi ngjarja.

“Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:40, në rrugën “Ilia Shyti”, lagjja “Kodra e Priftit”, Tiranë, në ambientet e banesës së tij, shtetasi Hekuran Asllan Gjoni për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Hekuran Gjoni, dhe në konflikt e sipër, shtetasi Hekuran Gjoni ka goditur me mjet prerës djalin e tij Asim Gjoni i cili si pasojë e plagës së marrë në krahun e majtë, ka gjetur vdekjen.

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Valentin Hekuran Gjoni, i cili ka shpjeguar se: jeton familjarisht në një banesë 3 katëshe, në katin e 3-të. Në katin e dytë jeton vëllai i madh i quajtur Muis Gjoni, i cili jeton me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në katin e parë në dy banesa të ndara, në njërën banesë jeton babai Hekuran dhe nëna Mine, bashkë me motrën Brunilda, ndërsa në banesën tjetër jeton vëllai Asim Gjoni me nusen dhe dy djemtë.

Përsa i përket ngjarjes ku është konfliktuar babai i tij Hekurani me vëllain Asim, nuk di si ka ndodhur konflikti pasi nuk ka qenë aty. Dijenia e tij e vetme është se nga ora 17.30–18.00, në shtëpinë time në kat të 3-të, ku ai ndodhej aty me nusen Valentina dhe vajzën Ledjona, kanë shkuar babai i tij, nëna dhe motra Brunilda, për të pirë kafen e pasdites. Gjatë kohës që këta kanë qenë për kafe, kanë bërë muhabet dhe kanë konsumuar nga 1 gotë raki ai me babain. Kanë qëndruar rreth gjysmë ore, dhe më pas janë larguar.

Pasi janë larguar, rreth gjysme ore më pas, më pas nena dhe motra Brunilda dhe i ka thënë “o vëlla hajde shpejt se po bë fjalë babai me Asimin”. Kanë zbritur poshtë në katin e parë dhe aty ka parë Asimin në krevatin tek me kokën e varur poshtë. Më pas ka hapur sytë për pak dhe koka i ka shkuar nga mbrapa. Nëna Mine ka thënë se Asimi ka gjak në ije, teksa më pas i kanë parë plagën rreth 3 centimetra, i ka ngritur bluzën dhe i ka shtrënguar plagën me peshqir.

Më pas ka ardhur ambulanca dhe ka marrë Asimin, ndërsa Valentini së bashku me bashkëshorten Valentina kanë qenë nga pas me një taksi.

Valentini ka sqaruar se në fillim kur është martuar vëllai ka patur marrëdhënie shumë të mira dhe kanë qëndruar sëbashku përreth 3 vite dhe më pas vëllai Asimi ka patur dëshirë që të ndanin katin në mes dhe ashtu kanë bërë dhe ashtu kanë vepruar.

Kanë pasur marrëdhënie të mira, por vetëm babi i tij Hekurani i mbante mëri nuses së Asimit, Trëndafiles, që kur kanë ndarë shtëpinë. Trëndafilja e përshëndeste dhe i fliste babait, por ai herë ia kthente herë jo. Ndërsa Asimi bënte shumë shaka dhe kur kthehej nga puna bënte shaka me të tjerët dhe me babain, e shpesh i thoshte “a ke bërë gjë me plakën”, shaka të kësaj natyre, por babai ndonjëherë nxehej”, thuhet në dosje. /tch/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen
  • Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët
  • Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.