AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Flet mes lotësh kushëriri i Mirel Çokajt, dyshon se ai u vra nga ortaku për parcelën e drogës

by SHT Media
24/10/2025
in Kronikë
6
0
Flet mes lotësh kushëriri i Mirel Çokajt, dyshon se ai u vra nga ortaku për parcelën e drogës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kushëriri i Mirel Çokajt, Rifat Çokaj ka deklaruar se ai dyshon se i afërmi i tij është vrarë nga ortaku i parcelës me bimë narkotike kanabis, në Malësinë e Madhe.

Duke folur ekskluzivisht për emisionin” Në Kohë Reale”, në RTSH1 ai tregon detaje lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit, Mirel Çokaj, ngjarje e ndodhur më 18 shtator të këtij viti.

Deklarata e kushëririt, Rifat Çokaj

“Nuk e kam ditur se çfarë pune bënte. Ka qenë i martuar me një polake në Itali, u nda dhe është kthyer në Shqipëri për të jetuar këtu. Ka dhe një fëmijë, i cili jeton në Poloni.
Sipas deklaratës së Policisë, ai është rrëzuar nga bjeshkët e Kelmendit pasi kishte dalë për gjueti. Por në fakt, ai nuk ka qenë as për gjueti, as nuk i ka rrëshkitur këmba ai kishte një parcelë me drogë të mbjellë në bjeshkët e Kelmendit. Kam dërguar njerëz atje për ta parë parcelën dhe ata kanë parë bimët, vendin ku ishte strehuar, si dhe disa mjete vaditëse e orendi gatimi. Pra, gjithçka që lidhej me jetesën e tij katër muajt e fundit atje.

Pas çdo investigimi, kushdo që do të hetojë, do të zbulojë se Mireli kishte vetëm një ortak për atë parcelë droge. I vetmi person me të cilin kishte pasur debat, konflikt edhe kohë përpara se të ndodhte ngjarja ishte ortaku i tij, Gëzim Prelakaj. Di që kishte pasur pakënaqësi për shkak të shërbimeve, për shkak të ruajtjes. Nuk bëhet fjalë për para apo borxhe , ai nuk i kishte borxh askujt. Problemet i kishte vetëm me këtë njeri dhe i gjithë debati sillet rreth kësaj parcele. Për këtë jam shumë i sigurt”, tregoi ai.

Si u gjet i pajetë Mirel Çokaj

“Që të shkosh te parcela ka vetëm një rrugë, ajo që lidh fshatrat. Motra e Mirelit është angazhuar dhe ka thirrur ortakun; ky i fundit ka marrë edhe tre shokët e tij.
Kontaktin e fundit me familjarët e ka pasur në orën 08:30 të mëngjesit. Nëna tregon se atë ditë ai ishte shumë i trishtuar. Ortaku nuk pranon të tregojë se kur ka pasur kontakt për herë të fundit me të. Rreth orës 18:00, ortaku ka shkuar te nëna e Mirelit dhe i ka thënë se ishte i shqetësuar, sepse ai nuk i dilte në telefon.
Më pas, ka dalë me motrën e Mirelit për ta kërkuar. Pak minuta larg vendit ku ndodhej trupi, motra është dorëzuar dhe i ka kërkuar ortakut të vazhdonte kërkimin.
Ortaku ka ecur përpara, e ka gjetur trupin e Mirelit dhe është kthyer te motra duke i thënë: ‘E gjeta.’
Kur e ka pyetur nëse kishte gjetur telefonin, ai i është përgjigjur: ‘E pashë telefonin në rrugë, por nuk e preka. Një nga djemtë që ishte me ta i tha: ‘Ti e preke me shqelm dhe e hodhe në greminë.’”, shprehet ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz
  • Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen
  • Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.