AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Mijëra hungarezë në rrugët e Budapestit, Orban: Nuk duam të vdesim për Ukrainën!

by SHT Media
24/10/2025
in Botë
6
0
Mijëra hungarezë në rrugët e Budapestit, Orban: Nuk duam të vdesim për Ukrainën!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kryeqytetin hungarez u mbajtën tubime të ndara, teksa si partia në pushtet e kryeministrit Viktor Orban, ashtu edhe opozita, u përpoqën ta lidhin këtë ngjarje historike me sfidat dhe qëllimet politike që pritet të përcaktojnë zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Reuters” shkruan se dhjetëra mijëra mbështetës të Orbanit marshuan të enjten në Budapest për t’i shprehur përkrahjen liderit nacionalist në një ditë me rëndësi për Hungarinë, ndërsa ai po përballet me kërcënimin më serioz ndaj pushtetit të tij 15-vjeçar nga një parti opozitare pro-BE, në prag të zgjedhjeve të vitit 2026.

Përkujtimi i kryengritjes antisocialiste të vitit 1956, e cila u shtyp me forcë nga Ushtria e Kuqe, vjen në një moment të ndjeshëm për Orbanin, që ka kundërshtuar politikën e Bashkimit Evropian për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës kundër pushtimit rus dhe ka ruajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin, pavarësisht përpjekjeve të BE-së për ta izoluar Moskën.

Orban kishte shpresa të mëdha për mbajtjen e një samiti të paralajmëruar në Budapest midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Por të mërkurën në mbrëmje, Trump e anuloi samitin, duke përmendur mungesën e përparimit në përpjekjet diplomatike dhe ndjesinë se “koha nuk ishte e përshtatshme”. Ai vendosi gjithashtu sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, për t’i prerë Moskës të ardhurat jetike. Hungaria varet shumë nga nafta ruse, dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse masat amerikane do të preknin furnizimet e saj.

Orban tha më herët të enjten se “ka ardhur dita e Marshimit të Paqes në Budapest.”

“Sot i dërgojmë një mesazh botës mbarë: Hungaria i thotë JO luftës! Ne nuk do të vdesim për Ukrainën. Nuk do t’i dërgojmë fëmijët tanë në therje me urdhrin e Brukselit,” shkroi Orban në rrjete sociale.

Ndërsa mbështetësit e tij kalonin lumin Danub, në të njëjtën ditë kur Bashkimi Evropian zhvillonte një samit në Bruksel, me një banderolë ku shkruhej “Nuk duam të vdesim për Ukrainën”, disa pjesëmarrës theksuan se mbrojtja e sovranitetit të Hungarisë është parësore.

“Sovraniteti i Hungarisë sot kërcënohet nga disa drejtime; sipas meje, rreziku më i madh vjen nga aspiratat imperialiste të Bashkimit Evropian,” tha Andras Kozak, një pjesëmarrës në marshim.

Orban pritet të përballet me zgjedhjet parlamentare në prill 2026, ku partia e re e qendrës së djathtë dhe pro-BE, Tisza, e drejtuar nga Peter Magyar, ish-zyrtar i qeverisë, kryeson shumicën e sondazheve.

Magyar e ka akuzuar Orbanin se po drejton një qeveri gjithnjë e më autoritare dhe të korruptuar. Qeveria i ka mohuar këto akuza, por Magyar ka arritur të preki pakënaqësinë e zgjedhësve ndaj Orbanit, veçanërisht në një periudhë kur ekonomia mezi po rritet pas goditjes nga inflacioni.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

02/11/2026

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

02/11/2026

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

02/11/2026

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

02/11/2026

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

02/11/2026

“Lufta po vjen”/ Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

02/11/2026

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

02/11/2026

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

02/11/2026

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

02/11/2026

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

02/11/2026

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

02/11/2026

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

02/11/2026

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

02/11/2026

“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

02/11/2026

Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime
  • Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.