AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Dash Sula: Nuk mund të pres duke qarë pas derës së Berishës. Unë e kam pas idhull, por sot e mëshiroj… 

by SHT Media
24/10/2025
in Politikë
6
0
“PD-ja po përfundon në kioskë”, Sula: Opozita e ka mendjen te armiqtë e brendshëm
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i PD Dashnor Sula tha se do ta pranonte një funksion që do t’i përshtatej habitatit të tij në shtetin shqiptar, duke theksuar se “nuk mund të presë duke qarë pas derës së Berishës”. 

Duke komentuar rastin e Zheni Gjergjit, Sula theksoi se ajo nuk ka marrë atë që meritonte, dhe ka munguar meritokracia në PD. Po ashtu Sula vuri në dukje PD po shkon drejt rrudhjes duke u kthyer në shtojcë të pushtetit dhe duke bërë biznese me pushtetin. 

“S’mund të thuash kryengritje, por ka zëra, tendenca… Poshtë vlon. Por ata që duhet ta përçojnë zërin e tyre duhet të jenë figura të larta të PD, gjë që s’ndodh. Situata është e vështirë dhe opozita është në depresion të madh, për shkak të situatës 12 vjet në opozitë. 

Çdo zë kritik dhe lëvizje brenda një opozite për ta reformuar ka vlerë gjithmonë. Problemi është që aty janë mbytur zërat. Sistemi i Kodit Zgjedhor me listat e mbyllura është problemi më i madh. 

Është sot e pashpjegueshme që të jesh sot në opozitë dhe të bësh jetë luksi. S’ke një eksponent të PD që të ketë takuar një anëtar të PD-së, në seksione, grup-seksione. Kanë frikë të shkojnë sepse i refuzojnë demokratët. 

Qytetarët po e po, por edhe demokratët. PD do shkojë drejt rrudhjes, është fatkeqësi. S’ta ka fajin pushteti kur bëhesh shtojcë e pushtetit, bën biznes me pushtetin. Nëse i afërmi im merr tendera nga pushteti ka një pikëpyetje që nuk shkon. Ka dritë-hije dhe pikëpyetje të mëdha dhe kur vjen puna qytetarët thonë, po njëlloj janë këta, bashkë. Problem është moraliteti”, tha ai. 

I pyetur mbi rastin e ish-deputetes demokrate Zheni Gjergji e cila u bë drejtuese e Spitalit të Elbasanit, Sula tha se PD nuk i dha atë që meritonte dhe madje e denigroi: 

“Kur shikoj që drejtuesi im i opozitës bën kalkulime personale, mban rreth vetes njerëz që s’kanë vlerë dhe do të ketë stats quo, a ka vend për mua për tjetrin?! Gjergji ishte doktoreshë me vlera dhe e zëvendësuan me një anonime. 

Zheni Gjergji të rrijë në shtëpi të ushqehet me ajër dhe Berisha, Vokshi e Noka të gëzojnë privilegje?! Nuk ka meritokraci sepse nuk vlerëson vlerat. Jo vetëm s’i dhanë atë që meritonte Gjergjin, por e denigruan. S’u përfaqësuan fare ortodoksët dhe katolikët në Elbasan”. 

I pyetur nëse do ta pranonte një pozicion drejtues nëse do t’i kërkohet, Sula tha: 

“Do të përmbush çdo lloj funksioni nëse më jepet mundësia në respekt të shtetit shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë dhe jo të demokratëve dhe socialistëve. Në habitatin tim që mund të kem një funksion do ta përmbush me integritet dhe për t’u shërbyer qytetarëve. S’i bëj bisht përgjegjësisë. 

Do qaj unë pas derës së Sali Berishës dhe Flamur Nokës?! Ndiej keqardhje për Berishën, e mëshiroj Berishën. E kam pasur idhull, por Berisha s’është më Sali Berisha. Edhe një pjesë e manipulojnë, edhe efekti moshor. Simboli i emrave të ligj brenda PD është Vokshi dhe Noka”. 

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz
  • Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen
  • Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.