AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Albin Kurti është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së”/ Fatos Klosi: Si u justifikua për të mos marrë pjesë në luftë

by SHT Media
23/10/2025
in Politikë
6
0
“Albin Kurti është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së”/ Fatos Klosi: Si u justifikua për të mos marrë pjesë në luftë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, i ftuar në emisionin “Breaking” të Fiori Dardhës në Top News, ka komentuar protestën e veteranëve të UÇK-së në Tiranë dhe procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj krerëve të saj në Hagë. 

Klosi deklaroi se, nëse do të thirrej të dëshmonte në Gjykatën Speciale, do të pohonte se UÇK nuk ka qenë kurrë një ushtri terroriste, por një ushtri çlirimtare. 

“Shumë shpejt edhe partnerët ndërkombëtarë u bënë partnerë me UÇK-në dhe e konsideruan ushtri çlirimtare, duke bashkëpunuar fort me të”, tha ai. 

Sipas Klosit, Tirana në atë periudhë luante rolin e ndërmjetësit, pasi fillimisht UÇK ishte një strukturë e panjohur, por më pas edhe ndërkombëtarët kuptuan se diçka e rëndësishme po ndodhte në Kosovë. 

“Ndërkombëtarët i kanë njohur si partnerë dhe kjo vazhdoi deri në fund. Më vjen keq që një gjykatë, që është vetë kosovare, bën akuza të tilla”, theksoi ai. 

Në lidhje me zgjatjen e procesit gjyqësor në Hagë, Klosi u shpreh se Bashkimi Europian ka shpenzuar rreth 1.2 miliardë euro për këtë gjykatë, çka mund të jetë një nga arsyet pse procesi po zvarritet. 

“Nuk parashikoj si do të përfundojë ky proces. Gjykatësit duket sikur po e zgjasin qëllimisht, kanë kaluar dy vjet. Nëse prokuroria i kishte të qarta akuzat, nuk kishte pse të zgjatej kaq shumë”, tha ai. 

Klosi komentoi edhe raportet e ftohta mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama. 

“Në Shqipëri është e qartë se asnjëherë nuk kanë rënë dakord për asgjë. Më vjen keq që në Kosovë po përsëritet e njëjta situatë. Mos të harrojmë se po gjykohet ish-presidenti dhe kryetari i parlamentit të vendit, figura shumë të rëndësishme. Kurti është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së”, u shpreh Klosi. 

Ai kujtoi se Kurti ka qenë pjesëtar në fillimet e lëvizjes dhe zëdhënësi politik i UÇK-së, por pas Konferencës së Rambujesë u distancua nga struktura e saj. 

“Nëse donte ta ndihmonte UÇK-në, duhej të dilte në mal. Ai u justifikua se nuk ishte mirë me shëndet dhe nuk mund ta përballonte jetën atje. Që atëherë e ka ndier veten të mangët që nuk mori pjesë në çlirimin e Kosovës, që është ngjarja më e madhe e kombit shqiptar. Sot, në pushtet, ai ende e ruan atë ndjesi dhe ka probleme me UÇK-në”, shtoi Klosi, duke nënvizuar se qëndrimet e Kurtit e kanë treguar hapur këtë kundërshti. 

Në fund, Klosi foli edhe për tensionet mes Kurtit dhe Shteteve të Bashkuara. 

“Vetë emri i partisë së tij, ‘Vetëvendosje’, tregon që është kundër këshillave të të tjerëve. Fakti që ndjehen keq që s’kanë marrë pjesë në luftë, po përpiqen tani të duken si patriotë, sepse flasin për sovranitetin e Kosovës, por dihet që shteti i Kosovës ende nuk është sovran, janë trupat e NATO-s që garantojnë sigurinë e tij”, përfundoi Klosi. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz
  • Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen
  • Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.