AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Mickoski mund të bëjë gjithçka”, Frrok Çupi: Politikat shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë dështuar

by SHT Media
20/10/2025
in Politikë
6
0
“Rama zbuloi komplotin e krimit me pushtetin dhe drejtësinë”, Çupi: Po e çon Shqipërinë në një stad të ri
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka bërë një analizë të thellë dhe kritike mbi situatën paszgjedhore në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se humbja e shqiptarëve nuk është e popullit, por e politikës. 

Sipas Çupit, lideri politik Menduh Thaçi ka qenë i qartë në vlerësimin e tij për rezultatet e zgjedhjeve, duke nënvizuar se fitues real është Hristijan Mickoski, si në planin politik të qeverisjes, ashtu edhe në dimensionin nacional dhe ligjor. 

Ai theksoi se kjo humbje nuk është faji i qytetarëve shqiptarë, por i dështimit të politikave të ndjekura nga  shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. 

Çupi shtoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë ndikim në ekonomi, politikë dhe shoqëri, por nuk janë fitimtarë sepse mungon një themel i qëndrueshëm politik dhe institucional. 

“Mendoj se Menduh Thaçi është i qartë, është shprehur qartë për arsyen e vetme të asaj që ndan fitoren dhe humbjen në Maqedoninë e Veriut, për arsyen e vetme se nuk është aktor, është duke e parë politikën dhe po e shikon qartësisht.  Na tha një gjë të vërtetë fare, që politikisht, në sensin  e qeverisjes fitoi Mickoski në sensin nacional fituan sllavët. Në sensin e ligjit, fituan përsëri ata. Këtu mbyllet e gjithë epopeja e shqiptarëve të Maqedonisë, që do të thotë se duhet të presim, çfarë të presim, nuk e shtyjmë me zor në mënyrë rapsodike, që të themi të shiko  të luftojmë etj etj. Atje kanë dështuar politikat, nuk ka dështuar populli. Atje ka dështuar sensi politik. Është momenti më i keq për të fituar kjo mënyrë. Momenti ndërkombëtar është tmerrësisht i disfavorshëm, është një moment kur Mickovksi mund të bëjë gjithçka, Shitet si i ideologjisë së djathtë, shitet si mbajtës i sigurisë dhe shitet dhe si mbrojtës i familjes. 

Jetojmë në epokë ideologjike, pavarësisht se nuk e pranojmë. Ai kapi brirët e ideologjisë për të mposhtur shqiptarët që janë shumë, janë të fuqishëm në ekonominë, jetën dhe politikën, por nuk janë fitimtarë. Pse nuk janë  fitimtarë? Më duket se jemi kthyer mbrapa 20 vjet. Pse u kthyen menjëherë? Do të thotë se s’paskemi ndërtuar gjë që të mbeten dhe kjo është tragjedia më e madhe. Kjo gjë që mbetet e ndërtojmë vetëm aktet normative, vetëm alternativat, punët e përbashkëta, etje, jo ato të përbashkëta folkloriket.  Nuk ka fituar askush nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Frrok Çupi. 

Sa i përket koalicionit VLEN, Çupi u shpreh se ai ka vlerë vetëm për aq sa i duhet VMRO-së dhe liderit të saj Mickoski, duke shtuar se nuk do të ketë peshë reale jashtë kësaj varësie politike. 

“Koalicioni VLEN, ajo do të vlejë aq sa i duhet  Mickoskit, nuk do vlejë asnjë sekondë me shumë”, tha ai. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

03/11/2026

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

03/11/2026

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

03/11/2026

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

03/11/2026

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

03/11/2026

Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama

03/11/2026

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

03/11/2026

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër (VIDEO)

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Elon Musk paralajmëron skenarin: Ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin!

03/11/2026

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

03/11/2026

Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

03/11/2026

Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

03/11/2026

“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

03/11/2026

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

03/11/2026

“Vetëvendosja” e denoncoi në Prokurorinë Speciale, reagon kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Show politik!

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët
  • SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.