AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

E bija 29-vjeçare vdiq në Sarandë, flet babai i Rebekës: Vajzën ma kanë vrarë, ja cili është fajtori

by SHT Media
20/10/2025
in Kronikë
6
0
E bija 29-vjeçare vdiq në Sarandë, flet babai i Rebekës: Vajzën ma kanë vrarë, ja cili është fajtori
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

George Gannon, i ati i 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, e cila humbi jetën në 20 gusht të vitit 2022, pas një zhytje me bombola oksigjeni në bregdetin e Sarandës, vijon të kërkojë drejtësi për vajzën e tij. 

Duke folur ekskluzivisht për emisionin ‘Në Kohë Reale’ në RTSH1, Gannon ka rrëfyer kalvarin e gjatë për të kuptuar atë që kishte ndodhur me vajzën e tij. 

Ai tha se kishte kaluar 2 vite në policinë dhe prokurorinë e Sarandës për të gjetur drejtësi për vajzën e tij ndërsa akuzon Saimir Kushovën për vrasjen e së bijës. 

Midis të tjerave, ai tregoi se ishte dhunuar fizikisht në Shqipëri nga njerëzit e Kushovës, të cilët i konsideroi si mafie. 

“Po, ai e dinte që unë isha në Shqipëri. Gjithë miqtë e tij në Shqipëri që janë si si mafia e dinin që unë isha në Shqipëri. Çështja është që ai po vuan 15 vite në Norvegji dhe kur unë e akuzova atë për vrasjen e vajzës sime, unë nuk e di se sa mund të vuajë më pas. Njerëzit nga Brazili ende po kërkojnë paratë për drogën që kanë dërguar atje. Nëse ai përfundon në burg në Shqipëri pas dënimit në Norvegji ai nuk do të dalë asnjëherë nga burgu”, tha Gannon. 

Pjesë nga intervista: 

Si të erdhi njoftimi që Rebeka kishte ndërruar jetë? 

Isha në shtëpi me familjen, isha me time shoqe dhe me fëmijët e mi, dhe na erdhi policia angleze. Trokitën në derën e shtëpisë sonë dhe na thanë se vajza jonë kishte ndërruar jetë në Sarandë.  Më pas u largova nga Anglia dhe erdha për në shtëpi për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Duhej të merrnim trupin e saj nga Shqipëria për në Angli. Dhe kryem varrimin e saj në Angli dhe pastaj u kthye përsëri në Shqipëri, në Sarandë dhe kam kaluar 2 vjet, 2 dimra, 2 pranvera, 2 vera, vjeshtë, duke trokitur në policinë dhe prokurorinë e Sarandës. Kjo më mori 2 vjet që të bëja prokurorin të kuptonte situatën. Këtu kam 1 mijë faqe për t’i shpjeguar prokurorit se cila është si çështje. 

A e takove ndonjëherë Saimir Kushovën? 

Jo, në atë kohë ai ishte në burg në Sarandë. Pastaj u lirua me kusht dhe më pas u largua së bashku me të shoqen. Ai refuzoi të më shikonte. E shoqja e tij tha se do ta takonte por nuk mund të vinte. Më pas policia i tregoi se ai duhej të paraqitej 2 herë në javë në polici si masë paraqitje. Shkova te prokurori për t’u siguruar nëse ai vazhdonte të shkonte rregullisht në stacionin e policisë. 

Kur u kuptove kur ai paraqitej në polici? 

Pas një viti. Ai e kishte thyer paraqitjen me kusht dhe policia nuk e dinte që ai ndodhej në Norvegji. Pastaj më vonë, kuptova që ai ishte dënuar në Norvegji për 15 vite për trafik kokaine nga Brazili. 

Pra, ai gjendet i dënuar në Norvegji dhe ti nuk ke mundësi ta takosh edhe për ta pyetur se çfarë ndodhi atë ditë… 

Është çështja më e madhe e drogës që ka ndodhur ndonjëherë në Norvegji… 

Çfarë kuptove nga ngjarja e vajzës tënde, çfarë të thanë prokurorët atë ditë dhe çfarë zbulove ti më vonë? 

Zbulova, që sipas këtij dokumenti këtu, ku kjo kompani  ndërmori këtë ekskursion në Shqipëri, thotë që ishte e vetmja kompani që e lejonte qeveria që të bënte zhytje në Shqipëri. Ishte diçka e ligjshme ajo që kryente, ishte nga Federata e Zhytjes Shqiptare. 

George, ti ke thënë për mediat ndërkombëtare se je dhunuar fizikisht paçka se unë kur të pyeta a ke takuar Saimir Kushovën, më the që nuk e ke takuar atë më parë, çfarë ka ndodhur, ku jeni sulmuar? 

Po, ai e dinte që unë isha në Shqipëri. Gjithë miqtë e tij në Shqipëri që janë si si mafia e dinin që unë isha në Shqipëri. Çështja është që ai po vuan 15 vite në Norvegji dhe kur unë e akuzova atë për vrasjen e vajzës sime, unë nuk e di se sa mund të vuajë më pas. Njerëzit nga Brazili ende po kërkojnë paratë për drogën që kanë dërguar atje. Nëse ai përfundon në burg në Shqipëri pas dënimit në Norvegji ai nuk do të dalë asnjëherë nga burgu. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

03/11/2026

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

03/11/2026

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

03/11/2026

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

03/11/2026

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

03/11/2026

Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama

03/11/2026

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

03/11/2026

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër (VIDEO)

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Elon Musk paralajmëron skenarin: Ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin!

03/11/2026

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

03/11/2026

Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

03/11/2026

Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

03/11/2026

“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

03/11/2026

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

03/11/2026

“Vetëvendosja” e denoncoi në Prokurorinë Speciale, reagon kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Show politik!

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët
  • SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.