AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut/ 31 për qind e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

by SHT Media
19/10/2025
in Botë
6
0
Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut/ 31 për qind e qytetarëve votuan deri në orën 15:00
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 31 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 15:00.

Votimi filloi në orën 07:00 dhe qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 19:00. Më pas do të nisë numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para.

Në një konferencë për media ministri i Brendshëm maqedonas, Goce Andreevski, bëri të ditur se dy persona janë arrestuar në Prilep për shkak të “dhënies së ryshfetit” gjatë procesit zgjedhor. Megjithatë, ministri vlerësoi se procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe në demokratike.

Ndërkaq, Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë shkeljet zgjedhore, duke ofruar numra ku ata mund ta bëjnë një gjë të tillë gjatë procesit zgjedhor.

Këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga shpallja e pavarësisë së shtetit në vitin 1991. Qytetarët në Maqedoni të Veriut po votojnë për herë të dytë brenda më pak se dy vjetësh, pasi vitin e kaluar në prill dhe maj u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.832.415 qytetarë, sipas listës zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Të shtunën votuan të sëmurët dhe personat që nuk kishin mundësi të dilnin në zgjedhje, personat në shtëpitë e të moshuarve, si dhe ata që ndodhen në paraburgim ose janë duke vuajtur dënimin me burgim.

Në mesin e numrit të përgjithshëm të shtetasve me të drejtë vote janë edhe 112.000 persona që janë me punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, si dhe 2.162 persona në burg ose paraburgim dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve.

Në gjithë vendin ka gjithsej 3.480 vendvotime.

Për 81 poste të kryetarëve të komunave ka 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshilla garojnë mbi 10.490 kandidatë nga gjithsej 576 lista.

Këta kandidatë – pjesëmarrës në zgjedhje – janë propozuar nga gjithsej 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, përkatësisht kandidatura të pavarura.

Karakteristikë për kandidatët për kryetarë komunash është dominimi i burrave, të cilët janë 277 ose 89.64%, ndërsa gratë janë vetëm 32, përkatësisht 10.36%.

Numrin më të madh të kandidatëve e ka Qyteti i Shkupit – 16 për kryetar komune dhe 19 lista për këshilltarë.

Fushata për këto zgjedhje lokale zgjati 20 ditë – filloi më 29 shtator dhe përfundoi në mesnatën e 17 tetorit, kur filloi edhe heshtja zgjedhore.

Heshtja do të zgjasë deri në mbylljen e vendvotimeve mbrëmjen e 19 tetorit.

Për zgjedhjet lokale janë akredituar 1.462 vëzhgues, prej tyre 808 vendorë dhe 664 të huaj.

Në këtë raund të parë të zgjedhjeve duhet të zgjidhen përbërjet e reja të këshillave komunalë, ndërsa për kryetar komune do të konsiderohet i zgjedhur ai që ka fituar 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të kenë dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse.

Sipas rregullave, nëse asnjë nga kandidatët nuk e përmbush këtë kusht, mbahet edhe rundi i dytë, ku qytetarët zgjedhin mes dy kandidatëve që kanë fituar më shumë vota.

Rundi i dytë është caktuar për 2 nëntor.

Buxheti i përgjithshëm që shteti ka ndarë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve lokale arrin në 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë para të destinuara për mediat dhe reklamimin politik të paguar.

Përveç kësaj shume, shtohet edhe kompensimi për anëtarët e këshillave zgjedhorë (KZ), si dhe shpenzimet për transportin dhe shpërndarjen e anëtarëve të KZ-ve dhe materialit zgjedhor nga komisionet zgjedhore komunale deri te vendvotimet, pasi këto i mbulojnë vetë pushtetet lokale.

Shtatë zgjedhjet e mëparshme lokale në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur në vitet: 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

03/11/2026

Ukrainë/ Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuzohet për tradhti të lartë, zbulohet shkaku!

03/11/2026

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së!

03/11/2026

“Putini po ndjek me interes zgjedhjet në SHBA”, gazetari jep lajmin nga Moska: Ja kur do t’i jepet fund luftës në Ukrainë

03/11/2026

“Është dëshpëruese”, Karamuço jep shifrat tronditëse të tregut të drogës në SHBA

03/11/2026

Rekord historik në SHBA, shpenzimet për reklama televizive në zgjedhjet e mesmandatit kapin shifrën 11,87 miliardë dollarë!

03/11/2026

Gazetarja shqiptare në SHBA: Pse sondazhet duhen parë me kujdes, Trump beson për një rezultat të mirë

03/11/2026

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

03/11/2026

Pas takimit të Ramës me Mark Rutte në Bruksel, rikonfirmohet se Tirana do presë Samitin e NATO-s më 2027-ën!

03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

03/11/2026

Kambana lufte? BE prezanton udhëzuesin e mbijetesës për 72 orët e para të një krize, çfarë duhet të kenë gati qytetarët

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në mesmandat!

03/11/2026

E rëndë në Bulqizë, humb jetën tragjikisht 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga një kafshë e egër! Familjarët kërkuan ndihmën e Policisë

03/11/2026

Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

03/11/2026

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!
  • Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.