• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Burri yt ishte vrasës me pagesë”, Dervishaj debate me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë

03/10/2025
in Kronikë
“Burri yt ishte vrasës me pagesë”, Dervishaj debate me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë

Klodiana Shyti, bashkëshorte e Arben Mërkurit, i njohur me nofkën “Maneci” i vrarë në maj 2022, ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt.

Në gjyq, Shyti tha se nuk e njihte rrethin shoqëror të bashkëshortit të saj dhe nuk ishte në dijeni të ndonjë aktiviteti të paligjshëm të tij, shkruan A2 CNN.

Nga ana tjetër, Plaurent Dervishaj dhe avokati i tij, Ilia Ilia i kanë thënë dëshmitares së bashkëshorti i saj i ndier ka qenë vrasës me pagesë.

Ata kanë thënë gjithashtu se që ‘Maneci’ ishte një vrasës me pagesë, e kanë bërë të qartë edhe mediat.

Pjesë nga dëshmitë në gjyq:

Shyti: Nuk e di pse jam këtu. Nuk e di pse më keni thirrur. Arben Mërkurin e kam pasur bashkëjetues. Nuk njoh ndonjë shok të tij. Aleksandër Lahon nuk e njoh, as Genc Malokun. Ka ndërruar jetë, më duket në 18 maj. Kemi një dyqan. Ndodhet në Sukth, Durrës. Më parë ka pasur mbiemrin Ismaili, janë me orgjinë çame. Motra e burrit ka vdekur në Itali. Nuk kam dijeni për rrethanat e vrasjes. Prej 15 vitesh kemi bashkëjetuar. Rrethin shoqëror nuk ia njoh. Kam qenë në punë, nuk di gjë fare. Kemi një djalë dhe një vajzë. Nuk i njoh askënd. Numrin e tij të celularit nuk ia mbaj mend, as timin nuk e mbaj mend.

Avokati: Shkaqet, arsyet e vrasjes?

Shyti: Nuk di asnjë gjë. Ne ishim duke pastruar. Dikush e mori në telefon. Më tha vazhdoni pastroni ju, se unë do ta bëj një xhiro. Dëgjuam zhurmë arme kur po zbriste shkallët. Më tha djali, “mami, babin e vranë”. Ishte Beni shtrirë, ishte një person, aty pranë ishte dhe Arben Domi. Rastësisht. Ishte shofer në bashkinë e Durrësit, i këtyre plehrave të qytetit.

Plarent Dervishaj: Nga mediat nuk e ke marrë vesh se çfarë bënte burri jot? Burri jot në media thuhet që ka qenë vrasës me pagesë.

Shyti: S’është e vërtetë.

Dervishi: Nuk e dyshoj që ai vinte në shtëpi e thoshte, “nesër do vras këtë”. As nuk dyshoj që ti t’i thoje shko e vrit filanin.

Shyti: Nuk di asnjë gjë.

Dervishi: Burri jot ka dhunuar dy gazetarë. Kështu thuhet në media.

Shyti: Nuk di asgjë.

Avokati Ilia Ilia: Keni dëgjuar se burri juaj ka qenë vrasës me pagesë nga dokumentet. Fëmijët tuaj, a kanë lexuar nga mediat që ka qenë vrasës me pagesë. Janë burime të mirëfillta, të sigurta juridike. Nuk ju ka thanë, “mamë, po lexoj këtë gjë”. Nuk e keni dëgjuar nofkën “Maneci”.

Shyti: Hera e parë, e lexova para pak kohësh në media.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!