• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Kretë, avioni bën ulje emergjente, arrestohet pasagjerja e dehur

02/10/2025
in Botë
Kretë, avioni bën ulje emergjente, arrestohet pasagjerja e dehur

Një avion pasagjerësh që udhëtonte nga Mbretëria e Bashkuar drejt Egjiptit është detyruar të devijojë dhe të bëjë ulje emergjente në Kretë, për shkak të sjelljes së çuditshme të një pasagjereje britanike 38-vjeçare. 

Gruaja, e cila udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijën e saj të vogël, raportohet se ishte në gjendje të dehur. Ajo refuzoi të zbatonte udhëzimet e ekuipazhit dhe u bë agresive, duke e vënë në rrezik sigurinë e fluturimit. 

Për këtë arsye, kapiteni kërkoi devijimin e avionit dhe u ul në aeroportin e Heraklionit, ku policia greke e arrestoi pasagjeren sapo u hapën dyert e aeroplanit. Në vend të mbërrinte në Egjipt për pushime, ajo përfundoi në paraburgim dhe pritet të përballet me akuzat për sjellje të rrezikshme në bord. 

Udhëtarë të tjerë e përshkruan gruan si “jashtë kontrollit”. Kompanitë ajrore kanë paralajmëruar se raste të tilla janë në rritje dhe sjellin pasoja serioze, rrezik për pasagjerët, vonesa të gjata dhe kosto të mëdha financiare. 

Vetëm këtë javë, një fluturim i Ryanair nga Londra për në Alicante u detyrua të ulej në Tuluzë, pasi një pasagjer britanik u përpoq të hapte daljen emergjente. Ndërsa muajin e kaluar, një fluturim nga Mançesteri për në Ibiza u vonua pasi një pasagjer i dehur refuzoi të vendoste rripin e sigurimit dhe u nxor zvarrë nga policia, mes brohoritjeve të udhëtarëve të irrituar. 

 

 

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!