• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

SPAK për arrestimin e vëllait të deputetit: Grup i përfshirë në vrasje me pagesë dhe 250 mijë metra katrorë tokë të përfituara

02/10/2025
in Kronikë
Ky është vëllai i deputetit socialist, nën akuzë për tjetërsim pronash te Gjiri i Lalëzit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi sot goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë dhe falsifikim dokumentesh për përvetësimin e paligjshëm të pronave në zonat bregdetare të Durrësit.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Mes të arrestuarve është edhe vëllai i deputetit socialist Loer Kume.

Hetim i thelluar ndërkombëtar

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, hetimet kanë nisur në qershor të vitit 2023 dhe kanë zbuluar një skemë kriminale komplekse që përfshinte “vrasje me paramendim për hakmarrje”, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, “falsifikim dokumentesh”, si dhe “korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë”.

“Personat e përfshirë kanë siguruar infrastrukturën për kryerjen e vrasjes, përfshirë automjete me qira, armë zjarri, banesa dhe mbikëqyrje të vazhdueshme të viktimës”, thuhet në njoftim.

Vrasje për hakmarrje dhe organizatë kriminale

Hetimi ka çuar në identifikimin e autorëve të dyshuar për vrasjen e shtetasit E.B. alias I.K, ndodhur më 24 janar 2021 në Durrës. “Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes dyshohet shtetasi A.B. (alias A.A), në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, E.A. (alias A.A)”, njofton SPAK.

Si pjesë e këtij grupi kriminal, janë identifikuar edhe ekzekutorët e dyshuar E.D dhe A.D, ndërsa përfshirja e shtetasve të tjerë po hetohet. Sipas SPAK, të gjitha veprimet kriminale janë dokumentuar nga hetuesit e BKH-së në bashkëpunim me prokurorët e posaçëm.

Falsifikim dokumentesh dhe grabitje pronash në bregdet

Një tjetër degë e grupit të strukturuar kriminal kishte si objektiv përvetësimin e paligjshëm të tokave në zonat turistike të Lalzit dhe Shetajt.

Sipas SPAK, “këta shtetas kanë falsifikuar në mënyrë të organizuar dokumente të pronësisë, duke përfshirë Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) dhe regjistrat e kadastrës, për të kaluar prona publike në emër të individëve që shpesh nuk kishin dijeni për përfitimet e supozuara”.

“Qëllimi përfundimtar ishte shitja e këtyre pasurive tek individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare të Rërës së Bardhë dhe Kepit të Rodonit”, theksohet në njoftim.

Masat e sigurimit dhe pasuritë e sekuestruara

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e “arrestit në burg” për tetë shtetas, ndër të cilët A.L., V.M., A.B., V.B., E.A., A.D., E.K., dhe A.B. alias A.A., për një sërë veprash penale, përfshirë “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”, “falsifikim dokumentesh”, “korrupsion aktiv” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve”.

Ndërkohë, për shtetasen E.A. është vendosur masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” për falsifikim dokumentesh zyrtare.

Në kuadër të hetimeve është ekzekutuar sekuestrimi preventiv i 11 pasurive me një sipërfaqe totale prej 254,300 m² në zonën bregdetare të fshatit Shetaj, Durrës. SPAK thekson se këto prona janë regjistruar në mënyrë të paligjshme përmes falsifikimeve masive.

Bashkëpunim ndërkombëtar

SPAK falenderon “Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe BKH-në për profesionalizmin dhe bashkëpunimin gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës”, si dhe autoritetet ndërkombëtare për kontributin në hetime dhe zbatimin e masave të sigurimit.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 235/1, të regjistruar më datë 30.6.2023, po zhvillon hetime të thelluara në lidhje me disa vepra penale me rrezikshmëri të lartë, të kryera në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në:

-Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje, përfshirë dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit;

-Falsifikimi i dokumenteve dhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer më shumë se një herë.

Hetimet u përqëndruan tek disa shtetas shqiptarë, të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për qëllime hakmarrjeje. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme me:  Automjete me qira, armë zjarri, banesa si dhe të kryejnë mbikeqyrje të vazhdueshme me qëllim realizimin e vrasjes.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprës penale të vrasjes, me paramendim me qëllim hakmarrjen, në formë e grupit të strukturuar kriminal si dhe autorëve që kanë kryer falsifikimin e dokumenteve të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për hakmarrje të shtetasit, E.B më datë 21.1.2021, në qytetin e Durrësit.
    Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.B. (alias A.A), në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, E.A. (alias A.A).
    Gjithashtu si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë shtetasi, E.A. (alias A.A), si ndihmës dyshohet të jetë shtetasi E.K., ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë shtetasit, E.D dhe A.D. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
  • Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi, A.L., në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturual kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit; V.M, (alias V.K); A.B, V.B dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.
    Keta shtetas dyshohet se kanë falsifikuar dokumente, lëshimi i të cilave bëhet vetëm nga institucioni i Kadastrës në Këshillin e Qarkut Durrës, komisioneve të ndarjes së tokës në fshatrat, Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Mekanizmi i përdorur nga anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal përfshin falsifikimin e plotë të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), falsifikimin e pjesshëm të AMTP-ve origjinale, përmes shtimit të numrit të parcelave, prodhimin e dokumenteve të falsifikuar dhe futjen ilegalisht të tyre në arkivën e ish ZVRPP Durrës, duke i paraqitur si vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Këshillit të Qarkut Durrës, heqjen e fletëve të regjistrave të kartelave të pasurisë në volum, ku kanë qenë të regjistruara prona të zërit kadastral “Pyll” dhe “Pa frut” dhe zëvendësimin e tyre me fletë të reja të falsifikuara në formë dhe përmbajtje, ku pasqyronin të regjistruara pasuri të zërit kadastral “Arë”, prodhimin e dokumenteve tërësisht të falsifikuar të praktikës së rivlerësimit të pasurisë, me qëllim hapjen e rrugës për të kaluar në fazën tjetër që ishte transferimi i pronësisë përmes aktit të shitjes apo aktit të dhurimit, etj.
    Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.
    Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimi i përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive te individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit).

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me anë të vendimit nr.97, më datë 1.10.2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj shtetasve shqiptarë:

  1. A.L, i dyshuar për veprat penale:
    a. “Falsifikimi i dokumenteve”, me shume se nje here, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
    b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

2. V.M, i dyshuar për veprat penale:
a. “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
c. “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit”, dhe i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244 dhe 312 të Kodit Penal.

3. A.B, i dyshuar për veprat penale:
a. “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

4. V.B, i dyshuar për veprat penale:
a. “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

5. E.A, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal

6. A.B, alias A.A dhe A.S, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku)  në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

7. A.D, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku)  në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
c. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.

8. E.K, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku)  në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
c. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.

si dhe masën e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për shtetasen E.A, e dyshuar për veprën penale:

a. “Fallsifikim i dokumenteve”, kryer nga personi që ka pë detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Prokurorët e Posaçëm kanë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masave të sigurimit më datë 1.10.2025.

Zbatimi i masave të sigurimit ndaj shtetasve V.M, E.K, V.B, A.B dhe E.A, është bërë i mundur nga hetuesit e BKH-së dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarit A.L, E.A, A.B dhe A.D.

Në zbatim të vendimit nr. 614 datë 1.10.2025, u bë sekuestrimi preventiv i 11 (njëmbëdhjetë) pasurive me sipërfaqe totale 254.300 m², në  zonën bregdetare të fshatit Shetaj, Durrës.

Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe BKH-në për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë në fazën e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Falenderojmë veçanërisht Europol, Eurojust, autoritetet gjyqësore të Republikës së Francës dhe autoritetet ligjzbatuese të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e tyre, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal si dhe në zbatimin e masave të sigurimit personal.

Shënim: Cilido prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Më të lexuarat

  • “Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

    “Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kejvina Kthellës i marrin 8 mijë €, kursimet e punës. Prokuroria kap shoqen e modeles për “Mashtrim”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor”, Karçanaj: Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mario Draghi paralajmëron fundin e epokës amerikane në Europë: Për herë të parë jemi vetëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Jam e papunë, dua të jetoj jetën time”, Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha padit Adriatik Doçin! Gazetari: I nderuar të vërtetoj se je i korruptuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salla i shmanget sërish Braçes, deputeti ‘shpërthen’ në akuza: Mungesa e tij fsheh paaftësi epike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • NATO aktivizon mbikëqyrjen ajrore në Ballkan, droni strategjik “Phoenix” mbi territorin shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!