• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Ju zhdukim nga faqja e dheut!”, Trump kërcënon Venezuelën: Maduro drejton kartelet e drogës

24/09/2025
in Botë
“Ju zhdukim nga faqja e dheut!”, Trump kërcënon Venezuelën: Maduro drejton kartelet e drogës

Amerika i ka shpallur luftë bandave të narkotrafikut. Presidenti Donald Trump ka vënë në shënjestër Venezuelën, si shtetin që drejtohet nga kartelet e drogës, me liderin Nicolas Maduro në krye të regjimit. 

Në fjalimin e fuqishëm në Kombet e Bashkuara, kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se nuk do të ndalojë në betejën për shkatërrimin e këtyre grupeve kriminale, që i përcaktoi edhe si organizata terroriste që vrasin me qindra mijëra njerëz. 

“Tren de Aragua është një kartel nga Venezuela. Organizata të tilla bëjnë tortura, gjymtojnë njerëz dhe vrasin pa u ndëshkuar. Ato janë armiq të të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye, ne së fundmi kemi nisur që të përdorim fuqinë supreme të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për të shkatërruar terroristët nga Venezuela dhe rrjetet e trafikut të drejtuara nga Nikolas Maduro. Paralajmëroj çdo bandit terrorist që kontrabandon drogë helmuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se do t’i zhdukim nga faqja e dheut”, tha presidenti amerikan. 

Trump shtoi se Amerika nuk ka zgjidhje tjetër, përveç përdorimit të ushtrisë në shkatërrimin e anijeve në detin e Karaibeve që dyshohen se dërgojnë drogë në SHBA. Presidenti njoftoi pak ditë më parë se Shtetet e Bashkuara kishin sulmuar një anije që ai tha se po transportonte drogë në zonën e përgjegjësisë së Komandës Jugore të SHBA-së. 

Bombardimi i fundit, të paktën i treti kundër anijeve të dyshuara për drogë, vjen në mes të një grumbullimi të madh ushtarak amerikan në Karaibet jugore. Pesë avionë F-35 u panë duke u ulur në Porto Riko kohët e fundit, pasi administrata Trump urdhëroi tetë anije dhe një nëndetëse të pozicionoheshin në rajon. 

Karakasi i hedh poshtë akuzat dhe denoncon një “vrasje” të peshkatarëve në Karaibe. Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, po shqyrton shpalljen e një “gjendjeje trazirash të jashtme” për t’u përballur me ato që i quajti “agresionet” e Shteteve të Bashkuara. Madje ka përgatitur dhe civilët për një luftë të mundshme.  

 “Po përgatisim dekrete të veçanta për çdo skenar që mund të lindë.  Venezuela do të ecë përpara”, theksoi Maduro nga Pallati Miraflores ku u takua me zyrtarë të lartë qeveritarë. Presidenti i Venezuelës i dërgoi një letër Donald Trump duke kërkuar dialog me qeverinë e tij. Por Shtëpia e Bardhë u përgjigj duke konfirmuar se ka shqyrtuar letrën në fjalë.  

“Mendoj se Maduro përsëriti shumë gënjeshtra në atë letër dhe qëndrimi i administratës ndaj Venezuelës nuk ka ndryshuar. Ne e shohim regjimin e Maduros si të paligjshëm dhe presidenti ka treguar qartë se është i gatshëm të përdorë çdo mjet të nevojshëm për të ndaluar trafikimin e paligjshëm të drogave vdekjeprurëse nga regjimi i Venezuelës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. 

Për ta ndihmuar në luftën ndaj bandave të narkotrafikut, SHBA kanë firmosur marrëveshje miliona dollarëshe me Ekuadorin. 

Më të lexuarat

  • Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I vunë tritol, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: Bandat duan të më vrasin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet në Astir djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasurimi i familjes së Blendi Gonxhes dhe rrjeti i kontratave publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zelensky kris marrëdhëniet Rusi-Serbi, Lavrov: E papranueshme që “vëllezërit” tanë të financojnë Ukrainën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e lojërave të fatit Sisal Albania aktivitet kriminal në Tiranë? 13 sinjalizime për afera në ILDKPKI

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi edhe vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe Shkëlzenin që ia mbathi nga Shqipëria

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KLSH: “Shkelje në tenderin 500 mijë euro në Vlorë”. Përjashtohet nga tenderat “Asi-2A” e binjakëve Gjikondaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!