AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Forca e unitetit”! Vuçiç kërkon forcimin e pozitave, nxjerr ushtrinë në paradë

by SHT Media
21/09/2025
in Botë
6
0
“Forca e unitetit”! Vuçiç kërkon forcimin e pozitave, nxjerr ushtrinë në paradë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksandar Vuçiç nuk ka humbur kohë për të treguar supermacinë e Serbisë në fushën ushtarake në rajon. Beogradi u bë qendra e paradës ushtarake, ndërsa në vend po vazhdojnë protestat masive antiqeveritare, të nxitura nga vdekja tragjike e 16 personave në një aksident në Novi Sad nëntorin e vitit të kaluar.

Parada u mbajt nën vëzhgimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe në të morën pjesë mijëra ushtarë dhe armatime të ndryshme, duke përfshirë autoblinda, avionë luftarakë MiG-29, bombardues “Shqiponja”, avionë transportues “Supergaleb” dhe stërvitorë “Lasta”. Në fund të paradës, anëtarët e Brigadës së 63-të të Parashutistëve kryen edhe një kërcim me parashutë.

Ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë, zyrtarët serbë mohuan që kjo paradë të ketë pasur motive politike, duke pasur për të sloganin “Forca e Unitetit”. Një grup qytetarësh, të thirrur nga studentët protestues, u mblodhën për të shprehur mbështetje ndaj ushtrisë, por policia nuk i lejoi të afrohen pranë paradës.

Në paradë nuk u panë figura të mëdha politike, por u shfaqën disa të ftuar të njohur, përfshirë presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, anëtarin e familjes mbretërore të Bahreinit, Nasser bin Hamad, aktorin Steven Seagal, dhe ish-presidentin e entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik.

Në rrugët e Beogradit, ndërsa kalonin mjetet luftarake, qytetarët dhe disa studentë, të rrethuar nga policia, brohorisnin “Ushtria dhe studentët” duke përshëndetur ushtarët. Situata ishte e qetë dhe pa incidente, shkruan A2 CNN.

Parada në Beograd është një mesazh për fqinjët, vlerëson analisti amerikan Kurt Bassuener nga Këshilli për Politika të Demokratizimit me seli në Berlin, i cili e sheh këtë paradë si një sinjal të hapur ndaj vendeve fqinje të Serbisë për arsenalit të saj të ri ushtarak. “Por kjo është gjithashtu – ndoshta edhe para së gjithash – një përpjekje e dukshme për të vendosur kontroll të brendshëm në Serbi, kontroll që gjithnjë e më shumë po i shpëton Vuçiqit nga duart, të paktën në aspektin e opinionit publik”, tha ai për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, fakti që, siç thotë ai, Vuçiqit “po i ikën kontrolli” në vend, po ndikon edhe në politikën e jashtme të tij, duke e shtyrë drejt një arbitrazhi gjeopolitik.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.