• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Shqetësimi i serbëve në veri të Kosovës për shëndetësinë dhe arsimin: Integrimi i sforcuar, i dëmshëm

20/09/2025
in Botë
Shqetësimi i serbëve në veri të Kosovës për shëndetësinë dhe arsimin: Integrimi i sforcuar, i dëmshëm

Shkollat dhe spitalet në komunat me shumicë serbe në Kosovë, vazhdojnë të funksionojnë me sistemin e Serbisë. 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti së fundmi ka bërë të ditur se synohet që të bëhet integrimi në një sistem të vetëm. Megjithatë, një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga komuniteti serb. Miodrag Miliceviç, nga organizata joqeveritare “Aktiv” thotë se një unifikim i njëanshëm do të sillte pasoja në këto fusha. 

“Komuniteti është i shqetësuar nëse ndodhë integrimi i sforcuar ose çfarëdo integrimi i imponuar i sistemit, mund të prodhojë shumë pasoja te stafi arsimor, mjekësor dhe te pacientët që do të mund të humbin marrjen e shërbimeve shëndetësor”, thotë Miliceviç. 

Pagat, kontributet pensionale dhe licencimi i stafit mjekësor por edhe atij mësimor, sipas Miliceviç janë shqetësimet kryesore e që duhet të marrin përgjigje në një diskutim që duhet t’i paraprijë integrimit. 

“Ka shumë pyetje që duhet të sqarohen por më të rëndësishmet janë tri, rreth pagave, kontributeve pensionale dhe taksave dhe padyshim edhe çështja se si do të operojnë, me çfarë licenca… Nëse hipotetikisht ndodhë ky integrim i shpejtë, llogaritet që shumë punëtorë nuk do të jenë të gatshëm të vazhdojnë punën në sistemin shëndetësor në Kosovë”, shprehet ai. 

Komuniteti serb konsideron se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do t’i zgjidhte këto çështje, porse, Miliceviç konsideron se nuk ka vullnet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti për një gjë të tillë. Prandaj, po kërkohet nga bashkësia ndërkombëtarë që çështjen e integrimit të sistemit arsimor dhe shëndetësor të diskutohet në dialogun mes Kosovës e Serbisë. 

“Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtarë të jenë të kujdesshëm kur vjen puna të sistemi shëndetësor dhe ai i arsimit dhe sikurse e kanë theksuar edhe Bashkimi Evropian dhe të tjerët që këto çështje duhet të diskutohen në kuadër të dialogut, me qëllimin për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”, thotë Miliceviç. 

Kundër integrimit të spitaleve dhe shkollave në sistemin e Kosovës ka dalë edhe Lista Serbe që thanë se arsimi dhe shëndetësia janë shtyllat e popullit serbë dhe se do mbesin të tilla. 

 

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!