AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

E mitura në Përmet u abuzua nga njerku polic dhe kolegu i tij, Prokuroria jep detajet: Roli i të dashurit të 16-vjeçares

by SHT Media
18/09/2025
in Kronikë
6
0
E mitura në Përmet u abuzua nga njerku polic dhe kolegu i tij, Prokuroria jep detajet: Roli i të dashurit të 16-vjeçares
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Gjirokastrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Përmet, ku një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga njerku i saj me detyrë oficer policie dhe nga një tjëtër efektiv policië në Tepelnë. 

Përmes një deklarate për mediat, Prokuroria e Gjirokastrës bën të ditur se ka nxjerrë 4 urdhëra ndalimi, 2 prej të cilave për shtetasit e sipërpërmendur, njerkun Pajtim Baka dhe oficerin Artur Ago, si dhe 2 urdhër-arreste të tjerë për të dashurin 46-vjeçar të vajzës dhe shokun e tij 26-vjeçar. 

Këta të fundit dyshohet se kanë nxitur të miturën të xhirojë një video intime sëbashku me oficerin Artur Ago dhe përmes saj, i kanë bërë atij shantazh duke i kërkuar një shumë prej 12 mijë eurosh për mos-publikim të pamjeve. 

Po ashtu, Prokuroria bën të ditur se Policia ka arritur të ekzekutojë deri më tani 3 urdhëra-ndalimi. 

Njoftimi i Prokurorisë së Gjirokastrës: 

Prokuroria Gjirokastër nxjerr katër urdhra ndalimi, dy për punonjës policie për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj të miturve 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P. 26-vjeç dhe K.P. alias E.P. 46-vjeç nën hetim për veprën p;enale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. 

Më datë 17.09.2025, ka marrë dijeni nga ana e punonjësve të policisë AMP Drejtoria Vlorë – Gjirokastër dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, se një media lokale dispononte një material video ku dallohej një punonjës policie gjatë një bisede me një shtetase të mitur, gjatë së cilës kryente veprime me natyre seksuale. 

Nën drejtimin e Prokurorisë është krijuar menjëherë grupi hetimor i përbërë nga dy prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore të seksionit të prokurorisë, oficerë të AMP-së dhe oficerë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nga ana e së cilëve është bërë e mundur brenda disa orësh zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i gjithë personave të dyshuar. 

Gjatë veprimeve hetimore paraprake, ka rezultuar se shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P. alias E.P. 46 vjeç, në bashkëpunim midis tyre, kanë ushtruar presion ndaj një shtetaseje të mitur, duke e kërcënuar këtë shtetase dhe detyruar të zhvillonte një video regjistrim në muajin Gusht 2025, me shtetasin A.A. punonjës policie, ku shfaqej ky shtetas në momente intime. 

Këta dy shtetas në vijim, duke përdorur dhe shtetasen e mitur, kanë kanosur punonjësin e policisë, për publikimin e videos në një emision investigativ dhe i kanë kërkuar këtij shtetasi një shumë prej 12 000 Euro për mospublikimin e videos. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u konstatua dhe një rast tjetër ngacmimi seksual ndaj një shtetaseje të mitur, me të dyshuar një tjetër punonjës policie. 

Për sa më sipër, sot më datë 18.09.2025, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P., alias E.P, 46, persona nën hetim për veprën penale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi. 

Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi. 

 

 

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

05/11/2026

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

05/11/2026

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

05/11/2026

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

05/11/2026

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

05/11/2026

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

05/11/2026

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

05/11/2026

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

05/11/2026

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

05/11/2026

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

05/11/2026

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

05/11/2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën
  • Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.