AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Çfarë do ky këtu?! Gjynah, dua t’i gjej një shtëpi”, Alibej: Vëllai ndihmoi në Holandë vrasësin e tij…

by SHT Media
17/09/2025
in Kronikë
6
0
“Çfarë do ky këtu?! Gjynah, dua t’i gjej një shtëpi”, Alibej: Vëllai ndihmoi në Holandë vrasësin e tij…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vrasjes së Endrit Alibejt, rrjeta e intrigave u përshkallëzua. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin. Alibejt u rrethuan nga armiq të panjohur… 

Grupi Çapja në konflikt të hershëm me Suel Celën ja faturonin masakrën këtij të fundit. 

Sipas Alibejt, ditën e varrimit të Endritit, Bledar Muça që ishte krahu i djathtë i Çapjave i tha se “Vetëm ai i bën këto masakra”. Pra, një intrigë që synonte të fuste në luftë Alibejtë me Suel Çelën. 

Nga ana tjetër vëllezërit Çopja vijuan lojën e dyfishtë duke e lidhur Suelin me ngjarjen për shkak se Erjon Alibej kishte plagosur kushëririn e tij. 

Vetë Suel Cela në një takim kokë me Erjon Alibejn, i jep atij emrat e saktë të vrasësve të vëllait. 

“Nuk kisha ngacmime sepse edhe nga ana e Suelit, edhe nga ana familjes tjetër ishte diçka që ne e kishim mbyllur. Ishte konflikt i mbyllur gjithçka. Problemi ishte i mbyllur gjithçka, në lidhje me Xoni Rustën. Më plagosi dajën, unë plagosa atë, edhe pse ky ishte në faj”. 

Pas vrasjes së vëllait, Erjon Alibej shndërrohet në një personazh të frikshëm. Ai nis të mbledhë provat, emrat dhe lidhjet që çonin tek vrasësit. Çdo detaj, çdo lëvizje, çdo mik që kthehej në armik, u regjistrua nga mendja e tij. 

Erjoni nuk i besonte më askujt, përveç vetes dhe familjarëve. Investigonte dhe kryente hetime vet në terren. Duke u maskuar si shpërndarës picash, ai dilte nëpër qytet ku mblidhte informacion për atentatorët e vëllait. 

“Dua të them që 90% unë i kisha të zbardhur të gjithë historinë e familjarëve të mi. Vetë, me mundësitë e mia, dhe mundësitë e familjarëve, jo nga shteti.” 

Vrasësit e të vëllait, ishin miq të e dikurshëm. Ishin vëllezërit Çopja….Franci, më i vogli i vëllezërve Çopja, shkoi edhe për ngushëllim pas vrasjes së Endritit, duke lënë 50 euro mbi arkivol… 

Një akt i heshtur që Erjon Alibej nuk e harroi në dëshminë e tij. Madje, kujtonte se “Dari”, më i madhi i vëllezërve Çopja dikur e nisi rrugën e errët të trafikut me ndihmën e viktimës së tij, Endritit… 

“Shkoj në Holandë të takoj Endritin. Ditën që kam shkuar në Holandë, në Roterdam, jetonte në një pallat, GOLD quhej ai pallati. Atë ditë që kam shkuar në shtëpi, atë ditë kam gjetur në shtëpi Hajdar Çopjan. Një njohje e hershme, sepse 

Elbasani i vogël është. E takoj normalisht. Në një moment, kap veç Endritin, po ky i them ç’do këtu? Sa ka ardhur më thotë, gjynah. Dua ta ndihmoj, sa ti gjej edhe një shtëpi”. 

Teksa Erjon Alibej ishte në kërkim të ekzekutorëve të familjarëve të tij, kundërshtarët nuk rrinin duarkryq…..Ata eliminonin një nga një të afërmit e tij. 

6 muaj pas vrasjes së Endrit Alibej, pre e një atentati mafioz bien vëllezërit Baho, njerëzit më të afërt të Erjonit. Objektiv ishte Sandër Baho, i njohur me nofkën “Sakati”. Por, viktimë mbeti vëllai i tij i vogël Klevi….. 

Dy vëllezërit u zunë në pritë në fshatin Broshkë, shumë pranë banesës së tyre. Sipas dosjes hetimore, mjeti i atentatorëve drejtohej nga Talo Çela ndërsa ekzekutorë ishin Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia. 

Pas të shtënave të para Klevi Baho, doli nga mjeti dhe u kundërpërgjigj me pistoletë. Pas këtij momenti, kallashnikovët drejtohen drejt tij. I gjendur në këtë situatë Klevi hidhet nga një urë aty pranë ku u gjet i vdekur 30 minuta më vonë. 

Disa muaj pas atentatit ndaj vëllezërve Baho, gjaku u derdh sërish për familjen Alibej. Andi Zylyfi, djali i dajës së Erjon 

Alibejt u zkekutua në fshatin Përparim. Faji i tij i vetëm ishte afrimiteti me kushëririn… 

“I bëjnë atentat djalit të dajës tim, një djalë 25 vjeçar, një djalë që s’kishte marrë kurrë në jetën e tij gjobë me makinë. E vranë vetëm se ishte pranë meje, pranë familjes time që më shërbente”. 

Erjon Alibej, i njohur ndryshe si “Krymi”, u shndërrua në hije. Ai u ruhej jo vetëm kundërshtarëve, por edhe drejtësisë. 

Plani i tij ishte hakmarrja…Këtu, nis rrugëtimi i tij i përbashkët kriminal me vrasësin e frikshëm Nuredin Dumani. Parimi ishte i njohur: “Armiku i armikut tim është miku im…”/Top Channel  

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

05/11/2026

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

05/11/2026

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

05/11/2026

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

05/11/2026

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

05/11/2026

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

05/11/2026

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

05/11/2026

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

05/11/2026

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

05/11/2026

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

05/11/2026

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

05/11/2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën
  • Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.