• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Trondit Erjon Alibej: Kërkova ndihmë nga… vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

17/09/2025
in Kronikë
Trondit Erjon Alibej: Kërkova ndihmë nga… vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

Në më pak se tre vite, 16 të vrarë në atentate mafioze mes bandave të reja të Elbasanit. Nëntë nga një krah, shtatë nga tjetri. 

Të gjithë njerëzit e asaj bote treguan se ishin njësoj… Tradhtonin pas shpine shokët e dikurshëm. Kështu nisi kjo luftë në masakrën e Bradasheshit. 

“Vëllezërit Çopja, miq të hershëm tanët, ishin financuesit dhe urdhëruesit. Organizator ishte Mikael Qosja”. 

Atentati i trefishtë dhjetorin e vitit 2018 ndaj Endrit Alibejt, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Durunay, ortaku më i ngushtë i Alibejve në trafikun e kokainës, ishte sinjali i një lufte ku intriga, pabesia dhe tradhtia do shoqëronin çdo kënd…. Një ngjarje që hapi kutinë e pandorës, nxorri në sipërfaqe bandat e reja, lidhjet politike dhe vrasësit e frikshëm që mbizotëronin qytetin. 

“Hajdar Çopja kishte kontaktuar me Mikael Kamamin. Kel Kamami, ishte organizartori dhe ai që njihte çunat, Çunat ishin Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Kolës, Dorjan Shkoza, edhe persona të tjerë aty që do dalin më mbrapa që do kemi kohë ti flasim, por që janë për ngjarje të tjera”. 

Në periudhën kur iu ekzekutua vëllai, Erjon Alibej, ishte në kërkim policor për plagosje. Për këtë arsye, nuk mbante telefon. Atë natë, në prag të festës së ndërrimit të viteve, ai shpërndante gjela deti dhuratë si çdo vit, një ritual familjar për miqtë dhe të afërmit. Porosia e fundit, ishte një noter. Por, aty gjithçka ndalet. 

Dhëndri i familjes Besmir Lala, që e shoqëronte, merr një telefonatë. Ishte bashkëshortja e Erjonit. Me klithma e ulërima e vë në dijeni se kishin qëlluar Endritin! Për ironi të fatit, në atë moment përball i del një BMW X6 e bardhë. Në timon ishte Mikael Qosja, njeriu që kishte organizuar vrasjen e vëllait të tij. 

“Në moment që unë po flisja me Besmir Lalën, mua më shikon makinën Mikael Qosja dhe nuk parkon aty ku u nis për te parku, po vjen direkt drejt meje, në moment që vjen drejt meje, unë e shikoj edhe i ul xhamin, në moment që i ul xhamin, i them a ke hekur aty. Hekur nënkupton armë. Ai më thotë mua jo, pse, çfarë ke? Nuk i flas fare dhe shkoj në vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Ngjarja kishte ndodhur në Bradashesh. Shkoj shpejt atje”. 

Erjon Alibej, mbërriti i pari në vendgjarje, përpara policisë apo ambulancës, edhe pse ngjarja kishte disa minuta që kishte ndodhur. Alibej, sot bashkëpunëtor i drejtësisë, aludon se atentatorët mund të jenë ndihmuar edhe nga shteti. Top Channel 

 

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!