• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Vrasja e Charlie Kirk, Obama: SHBA po përballet me një krizë politike të paprecedentë. Po thellon ndasitë..

17/09/2025
in Botë
Vrasja e Charlie Kirk, Obama: SHBA po përballet me një krizë politike të paprecedentë. Po thellon ndasitë..

Ish-presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të përfshihen nga një krizë politike e paprecedent, pas vrasjes së Charlie Kirk, një figurë e njohur e së djathtës konservatore. 

Duke folur gjatë një aktiviteti në Pennsylvania, Obama u shpreh se nuk e njihte personalisht Kirk dhe se kishte shumë mosmarrëveshje me pikëpamjet e tij, por e përshkroi ngjarjen si “të tmerrshme dhe tragjike”. 

Obama kritikoi tonin përçarës të presidentit aktual Donald Trump dhe theksoi se ish-presidentë republikanë në të kaluarën kishin vepruar në mënyrë bashkuese në kohë tensionesh. 

“Në momente të tilla, kur tensionet janë të larta, një pjesë e rolit të presidentit është të afrojë njerëzit, jo t’i ndajë”, u shpreh Obama. 

Ai i bëri thirrje publikut të respektojë të drejtën e të tjerëve për të shprehur mendime ndryshe, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut civil. 

Shtëpia e Bardhë reagoi ashpër, duke e cilësuar Obamën si “arkitektin e ndarjes politike moderne” në vend. 

Ndërkohë, para arrestimit të Tyler Robinson, i akuzuar për vrasjen e Kirk, mbështetës të Trump kishin akuzuar aktivistë të së majtës dhe retorikën e demokratëve si përgjegjës për klimën e dhunshme politike. 

Obama vuri në dukje se nuk kishte përdorur vrasjen në kishën e afrikano-amerikanëve në Karolinën e Jugut në 2015 për të sulmuar kundërshtarët politikë. Ai kujtoi gjithashtu qëndrimin bashkues të presidentit George W. Bush pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, kur deklaroi qartë se “SHBA nuk është në luftë me Islamin”. 

Duke cituar retorikën e fundit të Trump dhe disa ndihmësve të tij, të cilët kanë quajtur kundërshtarët “insekte” apo “armiq që duhet të goditen”, Obama theksoi: “Ky është një problem më i thellë që ka përfshirë kulturën politike amerikane, dhe është diçka me të cilën të gjithë duhet të përballemi.” 

Ai gjithashtu vlerësoi guvernatorin republikan të Utah, Spencer Cox, si shembull të respektit dhe civilitetit në debatin publik, pavarësisht mosmarrëveshjeve politike. 

Më të lexuarat

  • Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I vunë tritol, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: Bandat duan të më vrasin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet në Astir djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasurimi i familjes së Blendi Gonxhes dhe rrjeti i kontratave publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zelensky kris marrëdhëniet Rusi-Serbi, Lavrov: E papranueshme që “vëllezërit” tanë të financojnë Ukrainën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e lojërave të fatit Sisal Albania aktivitet kriminal në Tiranë? 13 sinjalizime për afera në ILDKPKI

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi edhe vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe Shkëlzenin që ia mbathi nga Shqipëria

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KLSH: “Shkelje në tenderin 500 mijë euro në Vlorë”. Përjashtohet nga tenderat “Asi-2A” e binjakëve Gjikondaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!