AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Goditet nga SHBA një tjetër anije venezueliane, vdesin 3 persona/ Trump: Kartelë të dhunshëm, po trafikonin drogë

by SHT Media
16/09/2025
in Botë
6
0
Goditet nga SHBA një tjetër anije venezueliane, vdesin 3 persona/ Trump: Kartelë të dhunshëm, po trafikonin drogë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se një tjetër anije venezueliane që o udhëtonte në ujërat ndërkombëtarë drejt SHBA-ve duke transportuar drogë, është goditur nga Amerika duke vrarë dhe 3 personat që ndodheshin në bord. 

“Këtë mëngjes, me urdhër të mi, forcat ushtarake amerikane kryen një sulm të dytë kinetik kundër karteleve të trafikimit të drogës dhe narkoterroristëve të identifikuar pozitivisht dhe jashtëzakonisht të dhunshëm. Këto kartele jashtëzakonisht të dhunshme të trafikimit të drogës përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së”, tha Trump në Truth Social. 

Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan më 2 shtator, kur me udhër të Trump u godit një anije në ujërat e Karaibeve që dyshohej se po transportonte drogë, pjesë e kartelit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke vrarë 11 persona. 

Duke folur më vonë nga Zyra Ovale, Trump tha se SHBA-të kishin regjistruar prova dhe prova se anijet i përkisnin grupeve narko-terroriste. 

“E tëra çfarë duhet të bësh është të shikosh ngarkesën, ishte e shpërndarë në të gjithë oqeanin, qese të mëdha me kokainë dhe fentanil kudo. Ne i regjistruam ato. Ishte shumë e kujdesshme, sepse e dimë që ju njerëz do të na ndiqni. Ne jemi shumë të kujdesshëm.” 

Trump vazhdoi duke pohuar se trafikimi i drogës drejt SHBA-së nga deti kishte rënë pas përpjekjeve të fundit, por pranoi se narkotikët ende po hynin në vend nga toka. 

“Po u themi karteleve tani se do t’i ndalojmë edhe ata,” tha ai.  Nga ana tjetër, presidenti Maduro tha se marrëdhëniet me SHBA-në ishin “shkatërruar nga kërcënimet e tyre me bomba”. 

“Kemi kaluar nga një periudhë marrëdhëniesh të dëmtuara në një periudhë tërësisht të prishur”.  Presidenti venezuelian tha se qeveria do të ushtronte “plotësisht” të drejtën e saj legjitime për të mbrojtur veten. 

SHBA-të dhe shumë vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, nuk e kanë njohur rizgjedhjen e Maduros në korrik 2024, duke iu referuar provave të mbledhura nga opozita me ndihmën e vëzhguesve të pavarur që tregojnë se rivali i tij, Edmundo González, i kishte fituar zgjedhjet me një shumicë dërrmuese. 

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar gjithashtu Maduron për drejtimin e një karteli droge të quajtur Karteli i Diejve dhe po ofrojnë një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e tij . 

Maduro i ka mohuar akuzat dhe ka akuzuar SHBA-në për një “lëvizje imperialiste” për ta rrëzuar atë. 

Ai u ka bërë thirrje venezuelianëve të regjistrohen në milicinë, një forcë e përbërë nga civilë e cila në të kaluarën është përdorur kryesisht për të rritur numrin e anëtarëve në tubime dhe parada politike. 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
  • Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.