AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Të paktën 32 viktima në Gaza, mes tyre 12 fëmijë

by SHT Media
14/09/2025
in Botë
6
0
Të paktën 32 viktima në Gaza, mes tyre 12 fëmijë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një seri sulmesh ajrore ka shkaktuar vdekjen e të paktën 32 personave në Gaza, sipas raportimeve të stafit mjekësor më 14 shtator. Mes viktimave ndodhen edhe 12 fëmijë, të cilët u dërguan në spitalin Shifa.

Një nga sulmet, kryer gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, goditi një shtëpi në lagjen Sheik Radvan, duke vrarë një familje prej 10 personash, përfshirë një nënë me tre fëmijët e saj, sipas autoriteteve shëndetësore.

Po ashtu, Asociacioni Palestinez i Futbollit njoftoi se lojtari i klubit Al-Helal, Mohammed Ramez Sultan, u vra gjatë sulmeve së bashku me 14 anëtarë të familjes së tij.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar lidhur me këto sulme.

Ditëve të fundit, Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Qytetin e Gazës, duke shkatërruar ndërtesa shumëkatëshe dhe duke akuzuar Hamasin – e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian – për vendosjen e pajisjeve të vëzhgimit në këto ndërtesa.

Izraeli ka deklaruar se synon të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Gazës, zonës më të madhe urbane në Rripin e Gazës, ku sipas OKB-së jetojnë rreth 1 milion persona dhe ku është shpallur gjendje e urisë. Një ditë më parë, ushtria izraelite tha se kishte goditur një ndërtesë shumëkatëshe që, sipas saj, përdorej nga Hamasi.

Banorëve të Qytetit të Gazës u është kërkuar të largohen për shkak të ofensivës ushtarake.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse izraelite, në Gazë kanë humbur jetën mbi 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – një shifër e cilësuar si e besueshme nga OKB-ja./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
  • Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.