• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu në pranga vrasësi i Charlie Kirk

12/09/2025
in Botë
Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu në pranga vrasësi i Charlie Kirk

Autoritetet amerikane kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, ngjarje që tronditi opinionin publik në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve të cituara nga Daily Mail, i dyshuari është Tyler Robinson, 22 vjeç, banor i Utah, i cili u vu në pranga të enjten në mbrëmje në pjesën jugore të shtetit, shkruan A2 CNN.

Robinson, student me bursë në Universitetin Shtetëror të Utah, dyshohet se vrau Kirk me një plumb të vetëm gjatë një rally-je në Universitetin Utah Valley, në qytetin Orem, pasditen e së mërkurës. Ngjarja shkaktoi kaos dhe një operacion të madh kërkimi, pasi autori u largua nga skena duke u hedhur nga çatia e një ndërtese dhe duke u zhdukur në një lagje aty pranë. Për kapjen e tij autoritetet ofruan një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu

Sipas hetimeve paraprake, Robinson kishte rrëfyer aktin e tij para të atit, Matt Robinson, një ish-efektiv me 27 vite shërbim në Departamentin e Sherifit të Qarkut Washington. Babai i tij kontaktoi menjëherë autoritetet dhe ndihmoi në sigurimin e të birit përpara se policia ta arrestonte. Nëna e të dyshuarit, Amber Robinson, punon në një kompani që ofron shërbime mbështetëse për persona me aftësi të kufizuara në Utah. Familja jeton në një banesë me gjashtë dhoma, shkruajnë mediat amerikane, me vlerë rreth 600 mijë dollarë në qytetin Washington, rreth 260 milje larg vendit të krimit.

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, deklaroi në një konferencë për shtyp se “e kapëm”, duke theksuar bashkëpunimin e familjes në identifikimin e autorit. Cox bëri të ditur se hetuesit kanë mësuar nga familjarët se Robinson së fundmi ishte bërë më aktiv politikisht dhe kishte shprehur pakënaqësi ndaj Kirk, duke e përshkruar atë si “plot urrejtje”. Po sipas guvernatorit, gëzhojat e armës së përdorur mbanin të gdhendura mesazhe antifashiste, përfshirë referenca ndaj këngës italiane “Bella Ciao” dhe një tjetër mbishkrim ironik.

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu

Pamje të publikuara më herët treguan një figurë duke u larguar nga një çati menjëherë pas të shtënave, ndërsa disa persona u ndaluan gabimisht gjatë hetimeve fillestare. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, konfirmoi se ata u liruan pas marrjes në pyetje.

Donald Trump, ish-president dhe mik i ngushtë i Kirk, reagoi në një intervistë për Fox News duke përshëndetur arrestimin dhe duke zbuluar se “dikush shumë pranë të dyshuarit” e kishte dorëzuar. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur motivin e sulmit, por kanë paralajmëruar se Robinson mund të përballet me dënim me vdekje nëse shpallet fajtor.

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu

Charlie Kirk, 31 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe figurë e njohur e lëvizjes MAGA, ishte duke folur para studentëve kur u qëllua. Ai humbi jetën menjëherë pas plagosjes, duke shënuar një nga atentatet më të bujshme politike të viteve të fundit në SHBA.

Më të lexuarat

  • Zjarri në Vlorë: Pse kryetarja e Unionit të Inxhinerëve gënjen për përgjegjësinë e ISHTI?

    Zjarri në Vlorë: Pse kryetarja e Unionit të Inxhinerëve gënjen për përgjegjësinë e ISHTI?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I vunë tritol, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: Bandat duan të më vrasin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet në Astir djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasurimi i familjes së Blendi Gonxhes dhe rrjeti i kontratave publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zelensky kris marrëdhëniet Rusi-Serbi, Lavrov: E papranueshme që “vëllezërit” tanë të financojnë Ukrainën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e lojërave të fatit Sisal Albania aktivitet kriminal në Tiranë? 13 sinjalizime për afera në ILDKPKI

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi edhe vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe Shkëlzenin që ia mbathi nga Shqipëria

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KLSH: “Shkelje në tenderin 500 mijë euro në Vlorë”. Përjashtohet nga tenderat “Asi-2A” e binjakëve Gjikondaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!