AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Më lehtë rrëzohej Enver Hoxha sesa Rama”, Mustafa Nano: Ministra nga PD? Pse jo…

by SHT Media
08/09/2025
in Politikë
6
0
“Më lehtë rrëzohej Enver Hoxha sesa Rama”, Mustafa Nano: Ministra nga PD? Pse jo…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër muaj pas fitores qsë i dha një mandat të katërt qeverisës Partisë Socialiste, pushteti i tij është më i qëndrueshëm se asnjëherë tjetër. Në studion e lajmeve në MCN, analisti Mustafa Nano tha se ky pushtet është më pak i cënueshëm se ai i Enver Hoxhës.

“Në një farë kuptimi, paradoksalisht, më i cenueshëm dhe më i rrëzueshëm ka qenë pushteti i Enver Hoxhës sesa është ky i Ramës. Enver Hoxhës mund t’i ndodhte një komplot ndërkombëtar ose një grusht shteti nga brenda, ndërsa Edi Ramës nuk mund t’i ndodhë asnjë lloj komploti ndërkombëtar sepse ndërkombëtarët e shohin si personazhin e vetëm me të cilin mund të komunikojnë në Tiranë, ndërsa nga brenda nuk ka se çfarë t’i ndodhë, pasi PS-në e ka bërë zap, ndërsa PD-ja është literalisht e vdekur.”

Sipas Nanos, ky pushtet që ka akumuluar Rama është si pasojë e opozitës së dobët që ka përballë.

“Jam i prirur të mendoj se shqiptarët e kanë votuar Ramën jo aq për simpati e vlerësim ndaj tij sa për mosbesim e refuzim të opozitës. Fakti që në mandatin e katërt ka marrë më shumë mbështetje sesa ka pasur në të parin, të dytin e të tretin, është për t’u regjistruar në histori. Por ne e dimë se pse ka ndodhur. Shqiptarët refuzojnë opozitën deri në atë pikë sa janë gati ta votojnë Ramën edhe për një mandat të pestë e të gjashtë. Në opozitë bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë gjë. Ose ndoshta muk e kuptojnë vërtet.”

Nano shtoi se arsyeja pse shqiptarët zgjedhin të njëjtën maxhorancë, edhe pse e shenjuar nga skandalet, është diskreditimi i opozitës.

“E kanë hapësirën për të vepruar si opozitë, e kanë hapësirën për ta ngritur zërin në Parlament, kanë hapësirë mediatike, e kanë hapësirën për ta demonstruar forcën edhe shesheve e rrugëve, ndonëse këtë veprim politik e kanë doskredituar e zhvlerësuar tanimë. Edi Rama mund të kryqëzohet për plot gjëra, por jo sepse ka ngushtuar hapësirën e veprimit opozitar apo sepse ka ushtruar dhunë mbi opozitën.”

Lidhur me zërat ae Rama do fusë në qeverinë e re personalitete të opozitës, Nano tha:

“Pse jo? Nëse merret ndonjë sepse është me kredenciale të mira profesionale e morale, kjo do të ishte ok, por unë nuk do t’i këshilloja e lëvdoja ‘rekrutime’ të tilla në Shqipëri. Kam frikë se, nëse ndodh një gjë e tillë, ndodh për diversion. Socialistët nuk kanë pse ta pranojnë që të huazohen e të gradohen me poste njerëz nga kampi tjetër. Përveç kësaj, opozitarët që pranojnë oferta të tilla se si më duken. Nëse kanë qëllime e dëshira të mëdha në jetë, lentë ngrejnë zërin aty ku janë, në opozitë. Nëse ka një gjë me rëndësi publike që duhet bërë në Shqipëri, kjo gjë është ringritja e opozitës. Kështu që, ata demokratët e Vlorës që janë hedhur në krahun tjetër jam

I prirur t’i shoh me dyshim.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.