AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Putin: Nuk do sulmojmë BE-në dhe Ukraina mund të anëtarësohet (por NATO nuk është opsion)

by SHT Media
02/09/2025
in Botë
6
0
Putin: Nuk do sulmojmë BE-në dhe Ukraina mund të anëtarësohet (por NATO nuk është opsion)
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus Vladimir Putin u takua këtë të martë, më 2 shtator, me kryeministrin sllovak Robert Fico, ndërsa të dy ndodhen në Pekin për Samitin e organizuar nga lideri kinez Xi Jinping.

Gjatë fjalës së tij, Putin tha se Moska kurrë nuk ka qenë kundër anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian, dhe hodhi poshtë pretendimet se Moska po planifikonte të sulmonte Evropën.

Presidenti rus i ka quajtur provokim deklaratat e vendeve evropiane se Rusia ka plane për t’i sulmuar.

“Deklaratat se Rusia ka qëllim të sulmojë Evropën janë absurde dhe tërësisht të pabaza“, u shpreh Putin.

“Sa për ato që quhen ‘plane agresive të Rusisë ndaj Evropës’, dua të theksoj edhe një herë se këto janë budallallëqe të paqena.“, tha ai.

Putin shtoi më tej se këto deklarata janë ose “provokime, ose shprehje e injorancës totale“ nga ana e liderëve evropianë.

Ai argumentoi se me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, aleanca synonte të përfshinte të gjithë hapësirën post-sovjetike, dhe Rusia thjesht duhet të mbrojë interesat e saj. Ai po ashtu përsëriti se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte i papranueshëm për Rusinë.

Ndërsa, Fico foli për kritikat që po i bëhen nga vende të tjera të BE-së për pjesëmarrjen e tij, si i vetmi lider evropian, në eventin e sotëm që po mbahet në Pekin, Parada e Ditës së Fitores. Por theksoi se dëshiron të tregojë respekt për të gjitha viktimat e Luftës së Dytë Botërore.

Fico theksoi vazhdimisht përkushtimin e Sllovakisë ndaj BE-së, por shprehu keqardhje që nuk kupton disa nga vendimet e saj. Siç shkruan “The Guardian”, Fico kërkoi normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Rusinë dhe kritikoi Ukrainën për sulmet ndaj infrastrukturës kritike të gazit që transporton gaz rus për në Sllovaki dhe Hungari.

Ai foli edhe për vendimin e rëndësishëm që pritet për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe theksoi se ndërsa “çdo vend ka të drejtë për një perspektivë evropiane,” “Ukraina duhet të përmbushë të gjitha kushtet për t’u futur në BE” në mënyrë që “kriteret politike të mos mbizotërojnë mbi ato të përgatitjes” për t’u bashkuar me bllokun.

Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij të gjatë se Ukraina nuk duhet të lejohet të anëtarësohet në NATO. Putin e përmendi këtë temë në përgjigjen e tij, duke thënë se Rusia “vlerëson shumë politikën e jashtme të pavarur që ju dhe ekipi juaj, qeveria juaj, po ndiqni.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

23/10/2026

50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

23/10/2026

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

23/10/2026

Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

23/10/2026

Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

23/10/2026

Macron: Ekstremistët e Antifa po djegin Francën! Radikalët e majtë pas dhunës në protesta!

23/10/2026

Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

23/10/2026

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

23/10/2026

“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

23/10/2026

Papa Leo anulon udhëtimin në qytetin italian, Asizi! Shkak rikuperimi nga operacioni

23/10/2026

BE-ja mirëpret kthimin në Kuvend in e Kosovës të Ligjit për Specialen, pret të konsultohet për të

23/10/2026

Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

23/10/2026

Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle

23/10/2026

Italia kërkon lirimin e 5 grave të ndaluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

23/10/2026

“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: Duan informacione për instalime ushtarake!

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish
  • 50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.