AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Arrestohet i riu biznesmen që dhunoi pronarin e lokal ‘Tokyo’ në Tiranë! Pranga edhe ish-kreut të FRPD në Kavajë 

by SHT Media
30/08/2025
in Kronikë
6
0
Arrestohet i riu biznesmen që dhunoi pronarin e lokal ‘Tokyo’ në Tiranë! Pranga edhe ish-kreut të FRPD në Kavajë 
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një muaj pas dhunës së ushtruar ndaj pronarit të lokal “Tokyo” në Tiranë, Laert Kasaj, Policia e Tiranës ka arrestuar një prej pronarëve të lokalit “Stockholm”. 31-vjeçari Ferhat Kaja po lëvizte në makinë me ish-kreun e FRPD-së së Kavajës, Kid Kazazi, i shpallur po në kërkim për një atentat të organizuar 3 muaj më parë në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit Kaja iu gjet një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan bashkë me automjetin e Kid Kazazit. Kaja u vu në pranga, ndërsa vëllai i tij Olti Kaja, 30 vjeç, pasi dyshohet se e dhunuan Kasajn pas dyshimeve të tyre se ai kishte fotografuar biznesin e tyre dhe e denonconte te autoritetet si subjekt që nuk kishte liruar ende hapësirat publike.

Ndërkohë, Kid Kazazi, ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë, u arrestua nga policia në Tiranë, pas 3 muajve në arrati. Ai kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë. Në pranga përfundoi edhe shoku, i cili e kishte ndihmuar të fshihej.

Kid Kazazi 30 vjeç banues në Kavajë udhëtonte me makinë kur punonjësit e policisë e pikasën në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë dhe i kërkuan kartën e identitetit. Ai u paraqiti dy dokumente identifikimi, kartë ID dhe leje drejtimi me të dhënat e një personi tjetër, të cilat sipas policisë, dyshohet se janë të falsifikuara.

Kid Kazazi është ndjekur dhe vëzhguar për 3 ditë me radhë nga agjentët e Komisariatit nr. 2, pasi fillimisht u ndalua me ID dhe patentë italiane me emrin Keyan Rama.  Policia e Tiranës kërkoi më shumë informacion dhe zbuloi se në fakt, ai ishte i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë 3 muaj më parë, dhe e arrestoi.

Ndaj Kid Kazazit, Gjykata e Durrësit kishte caktuar në mungesë masë arresti në burg për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Episodi është shënuar më 30 maj të këtij viti, në Fllakë të Durrësit, kur i riu qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonte një 36-vjeçar dhe 2 të mitur. Nga ngjarja mbeti i plagosur Arbër Goreja i cili u qëllua nga një tjetër automjet në lëvizje. Fatmirësisht të miturit nuk u lënduan. Dyshohet se Kid Kazazi tentoi ta vrasë Arbër Gorenë pasi më herët i kishte goditur me grusht në fytyrë babanë e moshuar, episod që 30-vjeçari nuk ia kishte falur.

I dyshuari Kid Kazazi ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës. Në vitin 2016, atëherë 21 vjeçar ai u plagos pas një konflikti për parkim përpara lokalit të familjes së tij në Kavajë me ish-drejtorin e Zyrës së Punës, i cili qëlloi me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Danger”.    

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, është lokalizuar dhe kapur shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas.

Në vijim të operacionit është arrestuar dhe shtetasi F. K., 31 vjeç, i cili ndodhej bashkë me 30-vjeçarin në një automjet. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.

Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur  punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit i gjetën një sasi municioni luftarak.

Shtetasi K. K, iu kalua DVP Durrës për veprime të metejshme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane
  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.