• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Armët e shekullit të 21-të, sulmet kibernetike dhe hapësira janë fushëbeteja e re e superfuqive

18/08/2025
in Botë
Armët e shekullit të 21-të, sulmet kibernetike dhe hapësira janë fushëbeteja e re e superfuqive

Ndërsa Rusia mbajti paradën e Ditës së Fitores këtë vit, hakerat që mbështesin Kremlinin rrëmbyen një satelit në orbitë që ofron shërbim televiziv për Ukrainën.

Në vend të programeve normale, shikuesit ukrainas panë pamjet e paradës të transmetuara nga Moska: valë tankesh, ushtarësh dhe armatimesh. Mesazhi kishte për qëllim frikësimin dhe ishte gjithashtu një ilustrim se lufta e shekullit të 21-të zhvillohet jo vetëm në tokë, det dhe ajër, por edhe në hapësirën kibernetike dhe në kufijtë e hapësirës kozmike.

Çaktivizimi i një sateliti mund të shkaktojë një kaos dhe shkatërrim total pa pasur nevojë për përdorimin e plumbave, dhe kjo mund të bëhet duke synuar softuerin e sigurisë së satelitit ose duke ndërprerë aftësinë e tij për të dërguar ose marrë sinjale nga Toka.

“Nëse mund të pengosh aftësinë e një sateliti për të komunikuar, mund të shkaktosh një ndërprerje të konsiderueshme. Mendoni për GPS-in. Imagjinoni nëse një popullsi do ta humbiste atë dhe konfuzionin që do të shkaktonte kjo”, tha Tom Pace, Drejtor Ekzekutiv i NetRise, një firmë sigurie kibernetike e fokusuar në mbrojtjen e zinxhirëve të furnizimit.

Më shumë se 12,000 satelitë operativë orbitojnë planetin, duke luajtur një rol kritik jo vetëm në komunikimet transmetuese, por edhe në operacionet ushtarake, sistemet e navigimit si GPS, mbledhjen e inteligjencës dhe zinxhirët e furnizimit ekonomik. Ato janë gjithashtu çelësi për parandalimin e  hershëm të sulmeve me raketa që mund të bëhen mes vendeve. Hakërimi i satelitëve i kthen ato në cenim të sigurisë kombëtare të një vendi dhe një objektiv kryesor për këdo që kërkon të minojë ekonominë ose gatishmërinë ushtarake të një armiku.

Zyrtarët e sigurisë kombëtare thonë se Rusia po zhvillon një armë bërthamore, me bazë në hapësirë, të projektuar për të shkatërruar çdo satelit në orbitën e ulët të Tokës. Nëse do të përdorej, efektet do të ishin shkatërruese, duke i lënë SHBA-të dhe aleatët e saj të kërcënohen jo vetëm ndaj trazirave ekonomike por edhe një sulmi bërthamor.

Rusia dhe Kina gjithashtu do të humbisnin satelitë, megjithëse besohet se ato janë më pak të varura nga të njëjtat lloje satelitësh si SHBA-të.

Nëse kjo armë bërthamore anti-satelitore do të vendosej në hapësirë, do të ishte fundi i epokës hapësinore.

Gjithashtu rivaliteti mes superfuqi ka nisur edhe për mineralet e rralla që gjenden në Hënë. NASA njoftoi më herët planet për të dërguar një reaktor të vogël bërthamor në Hënë. Kina dhe Rusia kanë njoftuar gjithashtu plane për ngritjen e centraleve të tyre bërthamore në Hënë në vitet e ardhshme.

Hëna është e pasur me një material të njohur si helium 3, për të cilin shkencëtarët besojnë se mund të përdoret në bashkimin bërthamor për të gjeneruar sasi të mëdha energjie. Ndërsa kjo teknologji është ende dekada larg, kontrolli mbi Hënën në vitet ndërmjetëse mund të përcaktojë se cilat vende dalin si superfuqi.

Më të lexuarat

  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama lexon për vrasjen nga plazhi, por e mbulon me muzikë: Heshtje për krimin, DJ për Dhërmiun!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Principotes i ndërtuar pa leje, në tokë të vjedhur dhe me para të pista, shteti i dorëzuar para krimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Turisti vritet në Ksamil, ministri i bie fyellit në Tiranë! Lamallari jep leksione për rendin, por policia e tij akuzohet për fshehje krimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ja si Blendi Gonxhe shkatërroi zonat arkeologjike, legalizoi 156 ndërtime pa leje pas nisjes së punimeve, dalin faktet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i ‘Principotes’: Thikën ia mora nga dora turistit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Aksidenti tragjik në Durrës, momenti kur makina fluturon mbi bordurën! Vdes çifti i sapomartuar dhe 15-vjeçari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!