• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

14/08/2025
in Botë
Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me flokë të errët në shkollën fillore që lante pjata e tualete në një shkollë me konvikt në Kentaki për fëmijët problematikë, ku kishte përfunduar gabimisht. I dërguar nga Azia në SHBA nga prindërit kur ishte 10 vjeç, bashkë me vëllanë dhe pa ditur asnjë fjalë anglisht, Huang u regjistrua në Oneida Baptist Institute nën kujdesin e të afërmve që besonin se ishte një shkollë prestigjioze dhe jo religjioze, shkruan Il Corriere della Sera.

Ajo përvojë i mësoi durimin që ishte thelbësor për të përmbushur ëndrrën amerikane, një mundësi që tanimë politikat e Shtëpisë së Bardhë kërcënojnë ta tkurrin. Huang drejton sot kompaninë publike më të vlefshme, me mbi 4,4 trilionë dollarë dhe është një nga figurat më me ndikim në teknologji. Me mikroçipet e avancuara, Nvidia po kontribuon në revolucionin e Inteligjencës Artificiale duke e bërë një nga personat më të pasur të planetit, me vlerë 158 miliardë dollarë.

Fëmijëria e tij ishte e larmishme. Lindi në vitin 1963 në Tajvan në një familje të shtresës së mesme. I ati ishte inxhinier kimik në një rafineri nafte, kurse e ëma mësuese. Në moshën 5-vjeçare, u zhvendos në Bangkok me familjen për shkak të punës së të atit. Qëndroi atje për katër vite pasi në 1973, pas një udhëtimi pune në Nju-Jork, i ati vendosi t’i dërgonte fëmijët te kushërinjtë emigrantë në Uashington. Në Kentaki, veç pastrimit të përditshëm të tualeteve të shkollës, Huang mësoi të luante ping pong.

Dy vite më vonë, edhe prindërit e tij emigruan në SHBA duke u vendosur në Oregon dhe iu bashkuan edhe fëmijët. Huang doli shkëlqyer me mësime në Aloha High School sa kapërceu dy klasa. Ai shkëlqeu në matematikë, shkenca kompjuterike, shkencë dhe ping pong ku u rendit në listën kombëtare. Për të fituar degën në inxhinieri elektrike, shkoi në Oregon State University pasi tarifa ishte e përballueshme.

Ndërsa gjatë ditës punonte si dizenjues çipesh në AMD në Luginën e Silikonit, Huang ndiqte shkollën e natës për programin master në inxhinieri elektrike në Stanford. Ai u zhvendos te konkurrenti LSI Logic ku u njoh me dy inxhinierë të tjerë, Chris Malachoësky dhe Curtis Priem.

Pika e kthesës ishte viti 1993: ata themeluan Nvidia me një kapital me vetëm 600 dollarë, ku secili kishte kontribuar me 200. Nuk kishte garazh si Steve Jobs e të tjerë. Ata folën për një plan biznesi në një restorant ku Huang kishte punuar ndërsa studionte. Ishte më qetë sesa në shtëpi dhe kafeja nuk kushtonte.

Kompania u quajt fillimisht Nvision, por Huang e ndryshoi në Nvidia më vonë, shprehja latine për zilinë pasi Priem donte që konkurrentët “të plasnin nga zilia”. Vizioni ishte të dizenjonin çipe grafikash për lojërat kompjuterike. Kompania u bë publike në 199, por njihej vetëm nga adhuruesit e lojërave dhe ekspertët. Fama erdhi kur Huang kuptoi se kapaciteti paralel i përpunimit të GPU lidhet me Inteligjencën Artificiale. Në qershor 2024, Nvidia arriti në 3 trilionë dollarë për herë të parë. një vit më vonë, kaloi 4 trilionë.

Huang e përmend këtë edhe në profilin e tij në LinkedIn. Ai e di se Nvidia po ndryshon rrënjësisht përpunimin e të dhënave dhe çfarë mund të bëjnë kompjuterët. Përparimi i radhës do të ishte kombinimi i GPU-ve me kompjuterin kuantik. Revolucioni i ri industrial ka nisur. Tani nuk ka rëndësi që Nvidia do t’u paguajë SHBA-ve 15% të eksportit të shitjeve të çipeve të saj në Kinë, sipas marrëveshjes me presidentin Trump.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!