• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

DASH zbut kritikat ndaj vendeve aleate të Trumpit në raportin për të drejtat e njeriut

13/08/2025
in Botë
DASH zbut kritikat ndaj vendeve aleate të Trumpit në raportin për të drejtat e njeriut

Administrata e Donald Trump-it ka ulur ndjeshëm kritikat në një raport të rëndësishëm të SHBA-ve për të drejtat e njeriut, ndaj vendeve aleate të presidentit amerikan, si El Salvador dhe Izraeli. Vende që, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, kanë histori shkeljesh që njihen mirë.

Siç shkruan The Guardian, në vend të kësaj çështjeje, Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur alarmin për çka e quan erozion të lirisë së shprehjes në Europë (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar) dhe ka shtuar kritikat ndaj Brazilit dhe Afrikës së Jugut (të dyja vende me të cilat Uashingtoni ka pasur përplasje në disa çështje).

Ndërkohë kritikat ndaj qeverive për trajtimin e të drejtave të komunitetit LGBTQ+, që shfaqeshin në raportet e administratës Biden, duket se janë reduktuar në masë të madhe. Uashingtoni iu referua pushtimit rus të Ukrainës kryesisht si “lufta Rusi-Ukrainë”.

Seksioni i raportit për Izraelin ishte dukshëm më i shkurtër se ai i një viti më parë dhe nuk përmendte krizën e rëndë humanitare apo numrin e viktimave në Gaza. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, rreth 61 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite, në përgjigje të një sulmi të grupit militant palestinez Hamas në tetor të vitit 2023.

Ky raport u vonua për muaj me radhë, ndërsa të emëruarit e Trump-it ndryshuan në mënyrë drastike një draft të mëparshëm të Departamentit të Shtetit për ta përshtatur me vlerat e politikës “America First” (Amerika e Para), sipas zyrtarëve të qeverisë që folën në kushte anonimiteti. Në raport u përfshinë kategori të reja si “Jeta”, “Liria” dhe “Siguria e Personit”.

“Nuk pati raporte të besueshme për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut,” thuhet në raportin e vitit 2024 për El Salvadorin, në kontrast të plotë me raportin e vitit 2023, i cili fliste për “çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut” dhe listonte raporte të besueshme për vrasje të paligjshme ose arbitrare, tortura dhe kushte burgimi të ashpra dhe të rrezikshme për jetën.

Marrëdhëniet dypalëshe mes SHBA-ve dhe El Salvadorit janë forcuar që kur Trump erdhi në pushtet, pasi administrata ka dëbuar persona drejt El Salvadorit me ndihmën e presidentit Nayib Bukele.

Vendi i tij po merr 6 milionë dollarë nga SHBA-të për të strehuar emigrantët në një burg gjigand me siguri të lartë.

Administrata Trump është distancuar nga promovimi tradicional amerikan i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke e parë atë si ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera, megjithëse ka kritikuar vende të caktuara në përputhje me interesat e politikës së saj të jashtme.

Një shembull është Europa, ku zyrtarët e Trump-it janë përfshirë shpesh në politikën europiane duke e dënuar atë që e shohin si shtypje të liderëve të djathtë, duke përfshirë ata në Rumani, Gjermani dhe Francë, si dhe duke akuzuar autoritetet europiane për censurim të opinioneve, si kritikat ndaj emigracionit.

Raporti gjithashtu pretendon se Mbretëria e Bashkuar ka pësuar rënie në respektimin e të drejtave të njeriut, duke përmendur dhunën antisemitike dhe “kufizime serioze” të lirisë së shprehjes. Ai përmend “zonat e qasjes së sigurt” ligjore që kufizojnë protestat rreth klinikave të abortit dhe thotë se qeveria ka “ndërhyrë në mënyrë të përsëritur për të frenuar fjalën e lirë” në internet pas vrasjes së tre fëmijëve në Southport vitin e kaluar.

Për dekada me radhë, Raporti mbi të Drejtat e Njeriut i Departamentit të Shtetit, i kërkuar nga Kongresi, është përdorur si pikë referimi për avokimin global të të drejtave të njeriut.

Raporti i këtij viti u përgatit pas një riorganizimi të madh në departament, i cili përfshiu shkarkimin e qindra punonjësve, shumë prej tyre nga Byroja për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën, i cili është institucioni kryesor që merret me hartimin e raportit.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në prill shkroi një artikull ku tha se kjo byro ishte kthyer në një platformë për “aktivistë të krahut të majtë”. Ai shtoi se administrata Trump do ta riorientonte byronë për t’u fokusuar në “vlerat perëndimore”.

Më të lexuarat

  • Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11 vjeç në Durrës

    Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11 vjeç në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e ‘Mabco’-s së Pacollit rikthehen në kantier

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë ndodh nëse Berisha del në protestë me dy gishtat lart?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Arben Kola: Ka grupe të infiltruara greke e iraniane mes nesh! Distancohemi nga përdhosja e flamurit izraelit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër, Vance: Mund të sjellin ndryshime në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si po tentojnë “peshkaqenët” e Tiranës të shkatërrojnë Butrintin 3 mijë vjeçar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shpirtra të humbur kërkojnë Shqipëri të re”/ Spiropali ‘dhëmb për dhëmb’ me Ramën: Pastro PS-në nga ndryshqet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marshimi kilometrik “mbush” rrugët e kryeqytetit/ Turma kërkon largimin e Ramës dhe Berishës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!